TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Agim Ademi flet për vërshëllimat ndaj Xhakës, ‘godet’ mediat e analistët

by tëvë1
3 orë ago
1
A A
Agim Ademi flet për vërshëllimat ndaj Xhakës, ‘godet’ mediat e analistët

Kryetari i FFK-së,Agim Ademi në një shkrim të gjatë në Facebook, është deklaruar për rastin e vërshëllimit të Granit Xhakës, në ”Fadil Vokrri”, nga një pjesë e tifozëve, gjatë ndeshjes Kosova – Zvicra, të martën.

Xhaka pas ndeshjes tha se nuk e ka pritur këtë në shtëpinë e tij, dhe më pas shtoi se e njeh këtë popull,emocional.

Ademi është shfryrë ndaj të gjithëve më pas, duke sulmuar edhe mediat e analistët në studio, që sipas tij e kanë lënë në plan të dytë arritjen historike të Kosovës, plasmanin në plejof të kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Më poshtë reagimi i tij, pa ndërhyrje:

Mbrëmë ishim dëshmitarë të një paraqitjeje tjetër heroike dhe me shpirt të madh nga futbollistët tanë dardanë. Një lojë e shkëlqyer që solli një tjetër rezultat pozitiv në rrugëtimin tonë drejt ëndrrës së madhe.

Pavarësisht se nuk arritëm fitoren kundër Zvicrës (1:1), ne jemi kualifikuar për herë të parë në ‘Play-Off’ dhe kjo pa dyshim është një arritje historike e Kombëtares së Kosovës në vetëm 9 vjet të pranimit në UEFA e FIFA, për çka edhe u festua nga të gjithë ne.

Është për të ardhur keq që nga televizione e portale të caktuara dhe analistë që më së paku kanë të bëjnë me futbollin, suksesi dhe arritja historike e Kosovës u la në hije. Për fat të keq, vëmendja u zhvendos tek gjërat që s’kanë lidhje me futbollin dhe tek të pavërtetat, duke lënë mënjanë paraqitjen e mirë të Kombëtares sonë.

Mbizotëroi propaganda e urrejtja e atyre që nuk e duan ose iu dhemb suksesi i Kosovës, duke u marrë me pesimizëm dhe negativitet, e duke anashkaluar thelbin: futbollin dhe arritjet tona kulmore!

U krijuan narrativa të pavërteta, se ndeshja nuk do të zhvillohet, se gjendja e fushës është e keqe, por pikërisht ndeshja e mbrëmshme e vërtetoi se fusha u ndërtua në nivelin më të lartë, duke e përballuar me plot sukses shiun e pandërprerë të dy ditëve.

Mos mendoni se kritikat e njerëzve që s’kanë asnjë lidhje me futbollin dhe që nuk ia duan të mirën sportit tonë kanë peshë.
Përkundrazi, raste të tilla vetëm sa e zbulojnë nivelin e ulët dhe keqdashjen e atyre që përpiqen të errësojnë sukseset tona.

Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithëve: Kthehuni njëherë e përgjithmonë tek realiteti! Mos shtini shpifje, defetizëm dhe urrejtje mes popullit e mes shteteve tona mike. Këta djem, gladiatorët e Dardanisë, janë krenaria dhe e ardhmja e Kosovës!

KOSOVA, miq e armiq, është në ‘Play-Off”! Realiteti po ndodh dhe ne jemi në mesin e ekipeve që kërkojnë një biletë për në Kampionatin Botëror deshët apo s’deshët ju.

Për dikë jemi shtet i vogël, por në fakt jemi komb i madh! Së bashku me bashkatdhetarët tanë kudo që veprojnë ne vazhdojmë të bëjmë krenar vendin tonë.

Gjithmonë kemi theksuar se individët si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri janë aset kombëtar dhe ambasadorët më të mirë të popullit tonë, ashtu si Dua Lipa, Rita Ora, Ramë Lahaj e shumë të tjerë.

Graniti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur në atdheun e tij. Ai kudo që të jetë është djali i Ragip Xhakës, një familje atdhetare që jeton e vepron në Prishtinë, prandaj ne i jemi gëzuar gjithmonë sukseseve dhe karrierës së tij të bujshme.

Disa po harrojnë një të vërtetë të madhe: Shumë prej rilindasve tanë kanë jetuar dhe vepruar në vende të ndryshme, por kontribuan për kombin në forma të ndryshme. Nga Jeronim De Rada, Pashko Vasa, Isa Boletini, Sami e Naim Frashëri e shumë të tjerë që dhanë shpirtin dhe mendjen për çështjen kombëtare, e deri te patriotë të tjerë që jetuan jashtë vendit por punuan për të ardhmen e shqiptarëve. Ashtu siç ata kontribuuan nga diaspora, edhe sportistët tanë e bëjnë sot një gjë të tillë me punë, sakrificë dhe dinjitet.

Ne i gjykojmë fishkëllimat që ndodhën, edhe pse ato nuk erdhën nga e gjithë masa dhe as nga tifogrupi ‘Dardanët’, por gjërat negative ndonjëherë janë të pashmangshme në stadiume. Ato kanë qenë të panevojshme dhe të paarsyeshme dhe i gjykojmë, sikurse i gjykojmë edhe deklaratat e atyre që vjellin vrerë edhe kur Kosova shënon rezultate kulmore.

Në fund dua të shpreh një falënderim të veçantë për publikun e mrekullueshëm që përkundër propagandës së madhe për moszhvillim të ndeshjes dhe përkundër rrebeshit të shiut erdhi në stadium dhe nuk u ndal në asnjë moment së përkrahuri djemtë tanë.

Ju jeni zemra e suksesit tonë!

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi drejt ëndrrës sonë,
Forca Kosova!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Murati: Opozita e bashkuar vetëm kundër Kurtit, jo për të mirën e qytetarëve

Murati: Opozita e bashkuar vetëm kundër Kurtit, jo për të mirën e qytetarëve

Zyrtare: Bujar Loci, përzgjedhës i Kosovës ndaj Shqipërisë

Zyrtare: Bujar Loci, përzgjedhës i Kosovës ndaj Shqipërisë

Taulant Xhaka reagon pasi vëllai i tij u vërshëllye në Prishtinë: Krenaria e shqiptarëve

Taulant Xhaka reagon pasi vëllai i tij u vërshëllye në Prishtinë: Krenaria e shqiptarëve

Shqiptari që tronditi Beogradin në vitin 1987, reagon për Granit Xhakën 

Shqiptari që tronditi Beogradin në vitin 1987, reagon për Granit Xhakën 

Hamza: Ka ardhur koha për një qeveri që punon, presidentja duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve

Hamza: Ka ardhur koha për një qeveri që punon, presidentja duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve

Izraeli nis sulme të reja ajrore në Libanin Jugor, urdhëron banorët të evakuohen

Izraeli nis sulme të reja ajrore në Libanin Jugor, urdhëron banorët të evakuohen

Kelmendi mohon akuzat: Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak

Kelmendi mohon akuzat: Kurrë në jetën time deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak

Forcat izraelite qëllojnë afër diplomatëve ndërkombëtar në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arreston 100 palestinezë në Bregun Perëndimor

Murati: Opozita e bashkuar vetëm kundër Kurtit, jo për të mirën e qytetarëve

Murati: Opozita e bashkuar vetëm kundër Kurtit, jo për të mirën e qytetarëve

Krasniqi pas dështimit të seancës: Presidentja duhet menjëherë të shpallë datën e zgjedhjeve

Krasniqi pas dështimit të seancës: Presidentja duhet menjëherë të shpallë datën e zgjedhjeve

Zemaj: Ftoj presidenten t’i respektojë afatet kushtetuese

Zemaj: Ftoj presidenten t’i respektojë afatet kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën