TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se i hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Deklarohet i pafajshëm arsimtari që akuzohet se i hodhi në mbeturina flamurin kombëtar dhe plisin

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte mësimdhënësi Muhamed Hajredinaj është deklaruar i pafajshëm për akuzën se hodhi në shportën e mbeturinave flamurin kombëtar dhe plisin. Po ashtu, palët dhanë fjalët hyrëse në këtë gjykim.

Fillimisht, mbrojtësi i të akuzuarit Hajredinaj, avokati Muhamet Mujaj, propozoi mbylljen e seancës për publikun gjatë tërë procesit gjyqësor, me arsyetimin se ndaj të mbrojturit të tij është zhvilluar “gjyq publik” dhe se në shkresat e lëndës përmenden fëmijë. Sipas tij, qëllimi i këtij propozimi është të shmanget krijimi i përçarjeve në publik për një rast penal që, sipas mbrojtjes, nuk ka bazë juridike.

Propozimin e mbrojtjes e kundërshtoi prokurori special Bekim Kodraliu, me arsyetimin se vepra penale është kryer publikisht dhe se një nga provat e Prokurorisë është siguruar përmes mediave. Sipas tij, qëllimi i këtij shqyrtimi gjyqësor është të përmbyllet procesi me konkluzione.

Lidhur me këtë propozim, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Leon Përlaska, pas marrjes së mendimit të prokurorit, mori aktvendim me të cilin e refuzoi kërkesën për mbylljen e seancës, duke bërë të ditur se Gjykata, sipas detyrës zyrtare, do të vlerësojë ndjeshmërinë e çështjeve gjatë procesit.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Kodraliu, i akuzuari Hajredinaj u deklarua i pafajshëm.

Seanca vazhdoi me fjalët hyrëse të palëve. Prokurori Kodraliu deklaroi se gjatë shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet se i akuzuari ka kryer veprën penale, duke kërkuar që ai të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Se i akuzuari ka kryer veprën penale, do të vërtetohet nga dëshmitari okular, drejtori i shkollës F.B., i cili pritet të deklarojë para jush veprimet inkriminuese të të pandehurit: se si kishte përdhosur flamurin kombëtar dhe plisin shqiptar në ditën kur po festohej kjo festë nga gjithë populli shqiptar; veprime të bëra për shkak të pikëpamjeve të tij fetare; se si i kishte hedhur simbolet në shportën e mbeturinave dhe kishte larguar nga ora e mësimit një nxënëse vetëm pse ishte veshur e përgatitur për programin festiv të Ditës së Flamurit”, tha ndër të tjera prokurori Kodraliu.

Ndërsa avokati Mujaj deklaroi se gjatë gjykimit do të vërtetohet se nuk ka pasur asnjë qëllim për përdhosjen e simboleve kombëtare.

“Është e vërtetë se Muhamedi është person fetar, por nuk është e vërtetë të ketë marrë veprime të qëllimshme për të përdhosur identitetin e tij kombëtar”, tha avokati Mujaj.

Sipas planifikimit të Gjykatës, në këtë seancë pritej dëgjimi i dy dëshmitarëve, F.B. dhe M.Sh., por gjyqtari Përlaska njoftoi se ata nuk janë paraqitur.

Dëshmitari F.B. kishte njoftuar përmes policisë se është në një udhëtim zyrtar, pa paraqitur provë. Ndërsa dëshmitarja M.B., edhe pse e ftuar me ftesë të rregullt, nuk e ka arsyetuar mungesën. Për këtë arsye, Gjykata i shqiptoi gjobë prej 50 euro dhe urdhëroi sjelljen e saj me detyrim në seancën e radhës nga Policia e Kosovës.

Gjykata refuzoi edhe propozimin e mbrojtjes për dëgjimin e babait të të akuzuarit, i cili, sipas mbrojtjes, do të dëshmonte për karakterin e tij.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ngritur më 24 prill 2025, Muhamed Hajredinaj akuzohet se më 27 nëntor 2024, në objektin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, në cilësinë e arsimtarit të gjuhës angleze, me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve kombëtare, etnike dhe fetare, ka hedhur flamurin kuq e zi dhe plisin në shportën e mbeturinave, përkundër kundërshtimeve të nxënësve. Po ashtu, ai akuzohet se ka larguar nga ora e mësimit një nxënëse e cila mbante simbolet për pjesëmarrje në programin festiv të Ditës së Flamurit.

Me këto veprime, Hajredinaj akuzohet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 të Kodit Penal./Betimi për Drejtësi

Tags: Gjykata ThemelorePrishtineTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tre personave të kërkuar

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku i reagon Hoxhajt: Sipas statutit Konventa thirret brenda 5 ditëve

Rozeta Hajdari mban konferencë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale

Rozeta Hajdari mban konferencë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale

Dimal Basha krahasoi rastin Dehari me Millosheviqin, avokati Gjini padit kryeparlamentarin

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyre në Francë

Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesën e tyre në Francë

​Shefja e FMN-së në Shqipëri: Ekonomia shqiptare ka rritjen më të shpejtë në Evropë

​Shefja e FMN-së në Shqipëri: Ekonomia shqiptare ka rritjen më të shpejtë në Evropë

Dimal Basha krahasoi rastin Dehari me Millosheviqin, avokati Gjini padit kryeparlamentarin

Dimal Basha krahasoi rastin Dehari me Millosheviqin, avokati Gjini padit kryeparlamentarin

Tri mungesa te Shqipëria në stërvitjen e parë

Kombëtarja kuqezi stërvitet në stadiumin ku triumfoi mbrëmë, në darkë arrin në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën