TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pushohen hetimet ndaj Izedin Bytyqit për “aferën e ambalazhuesve të ujit”

by Tëvë1
3 javë ago
2
A A
Pushohen hetimet ndaj Izedin Bytyqit për “aferën e ambalazhuesve të ujit”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka pushuar hetimin ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Izedin Bytyqi, i cili ishte nën hetim për dyshime për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin e njohur si “afera e ambalazhuesve të ujit”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bytyqi, i cili ka njoftuar se më 8 tetor ka pranuar aktvendimin e Prokurorisë Speciale për pushimin e hetimit, pas një procesi që, sipas tij, ka zgjatur rreth dy vjet.

“Sot kam pranuar aktvendimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me të cilin është pushuar hetimi ndaj meje, i zhvilluar për dy vite nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, në lidhje me rastin e njohur publikisht si ‘afera e ambalazhuesve të ujit’”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Sipas tij, gjatë periudhës së hetimit janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, përfshirë masa të fshehta hetimore, kontrolle dhe verifikime të pasurisë, pronave, llogarive bankare dhe transaksioneve financiare.

“Pas gjithë kësaj kohe dhe pas shqyrtimit të provave dhe materialeve të mbledhura, Prokuroria ka marrë vendim për pushimin e hetimit, pasi nuk janë gjetur prova apo dëshmi që vërtetojnë se kam kryer veprën penale për të cilën jam hetuar”, ka deklaruar ai.

Bytyqi ka thënë se vendimi është i rëndësishëm për të, duke theksuar se hetimi dyvjeçar ka pasur pasoja personale, familjare, profesionale dhe në reputacionin e tij.

“Ky vendim nuk i fshin dy vitet e vështira që kam kaluar, por është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të plotë të dinjitetit dhe reputacionit tim”, ka shkruar ai.

Bytyqi ishte arrestuar në vitin 2024 së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi. Rasti kishte të bënte me borxhet e operatorëve ekonomikë që merreshin me ambalazhimin e ujit.

Sipas dyshimeve të ngritura në atë kohë, Bytyqi kishte tejkaluar kompetencat zyrtare dhe kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ujërat dhe udhëzimin për strukturën e pagesave ujore.

Në kuadër të rastit ishte përmendur edhe një raport i grupit ministror, sipas të cilit borxhi i operatorëve ekonomikë ndaj Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore arrinte në 19,297,447.47 euro.

Bytyqi dyshohej se, pa bazë ligjore dhe pa verifikuar faktet, kishte nxjerrë vendime për zvogëlimin e borxheve të disa operatorëve ekonomikë, me pretendimin se këto veprime mund t’u sillnin përfitim të kundërligjshëm personave të caktuar dhe t’i shkaktonin dëm buxhetit të shtetit.

Megjithatë, sipas njoftimit të Bytyqit, pas përfundimit të veprimeve hetimore Prokuroria Speciale ka vendosur ta pushojë hetimin ndaj tij.

Në vitin 2026, në lidhje me këtë rast ishte intervistuar për disa orë edhe ish-ministri i Mjedisit, Liburn Aliu.

Bytyqi, ndërkohë, gjatë këtij viti kishte dhënë dorëheqje nga pozita e sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Në reagimin e tij, ai ka falënderuar familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që, siç ka thënë, kanë besuar në të gjatë periudhës së hetimit.

“Dua të falënderoj miqtë, kolegët, familjarët dhe të gjithë ata që gjatë kësaj periudhe kanë besuar në mua dhe kanë pritur me durim përfundimin e procesit”, ka shkruar Bytyqi.

Tags: izedin bytyqiMinistriaProkuroria SpecialeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti për sot: Me vranësira dhe me reshje shiu

Moti për sot: Me vranësira dhe me reshje shiu

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin dhe inkurajon partitë politike të zgjidhin çështjen e presidentit

Kurti: Buxheti i vitit 2027 miratohet të hënën, do të jetë i investimeve kapitale

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Lista studentore në Serbi zbulon prioritetet e Qeverisë së re: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën

Lista studentore në Serbi zbulon prioritetet e Qeverisë së re: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën