Policia e Kosovës ka sekuestruar të enjten në Rahovec një pushkë automatike, dy pistoleta, 92 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe katër karikatorë.
Siç thuhet në njoftim, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Rahovec, bazuar në informacione inteligjente për posedim të paautorizuar të armëve, kanë lokalizuar vendbanimin dhe personin e dyshuar.
Me pëlqimin e të dyshuarit dhe me udhëzim të prokurorit është ushtruar kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar armët dhe fishekët.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec për intervistim.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar./teve1.info/







