Një mysafirë i veçantë ka ardhur për vizitë në Kosovë.
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, të enjten mbajti ligjëratë publike para studenteve të kolegjit Universum.
Diplomanti holandez në fjalimin e tij u fokusua më shumë tek procesi gjyqësore në Hagë ku po gjykohen për krime lufte ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bosch fillimisht u shpreh tejet kritik për mënyrën se si e kishte shkruar raportin për trafikim organesh ish-senatori zviceran, Dick Marty.
“E mbaj mend se kam qenë jashtëzakonisht i irrituar kur u mbështet raporti i Dick Martyt, sepse në vlerësimin tim ai përmban shumë mangësi. Për këtë çështje kam pasur polemika edhe me zyrtarë të tjerë evropianë dhe jam habitur kur ata e mbështetën raportin e Martyt, në të cilin pretendohet se ka pasur trafikim organesh të kryera nga udhëheqës të UÇK-së”, ka thënë Bosch.
Bosch, beson se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shpallen të pafajshëm në fund të procesit.
“UNMIK-u dhe EULEX-i kanë pasur mandat të plotë për hetimin e krimeve të luftës, prandaj lind pyetja pse ishte e nevojshme krijimi i një Gjykate tjetër. Fatkeqësisht, presioni ndërkombëtar mbi Kosovën për themelimin e Gjykatës Speciale ishte shumë i madh. Është me të vërtetë e veçantë që Thaçi dhe të tjerët u dorëzuan vullnetarisht në Hagë, dhe kjo duhet të vlerësohet. Nëse zhvillohet një proces i drejtë gjyqësor, besoj se këta njerëz do të shpallen të pafajshëm nga kjo Gjykatë”, tha ai.
Krejt në fund, bordi i kolegjit Universum nderoi Robert Bosch me çmimin global të lidershipit për forcimin e marrëdhënieve mes Holandës dhe Kosovës.





