TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qerimi: Ashtu si PDK-ja, edhe partitë e tjera kanë nevojë për liderë të rinj

by teve1
10 muaj ago
2
A A
Qerimi: Ashtu si PDK-ja, edhe partitë e tjera kanë nevojë për liderë të rinj

Profesori universitar, Gëzim Qerimi, ka vlerësuar se dorëheqja e Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës është një veprim që dëshmon vendosjen e interesit të shtetit në rend të parë, para interesit personal.

Në emisionin “Ditari” në Teve1, Qerimi ka thënë se Krasniqi nuk ka qenë një lider pa rezultate, pasi gjatë mandatit të tij katërvjeçar partia ka arritur të forcojë pozitat e saj në skenën politike të vendit.

“Fjalimi i Memlit ishte një fjalim mjaft i mirë, ndryshe nga modeli tradicional i liderëve ballkanikë dhe atyre në Kosovë e Shqipëri. Ishte një fjalim që interesin e shtetit e vendos para atij personal. Nëse e shikojmë në aspektin e rezultateve, ai ka arritur suksese në të gjitha garat elektorale. E mori partinë me rreth 148 mijë vota dhe sot PDK-ja ka mbi 200 mijë vota. Ai e sheh këtë si moment për një lidership të ri që do ta çojë partinë përpara”, ka deklaruar Qerimi.

Ai është shprehur i bindur se zhvillimet e fundit brenda PDK-së, përfshirë rastin e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, nuk kanë ndikuar në vendimin e Krasniqit për t’u tërhequr nga udhëheqja e partisë.

“Nuk besoj se rasti i Lladrovcit ka ndikuar në këtë vendim. Dega e PDK-së në Drenas gjithmonë ka pasur probleme që nga themelimi, para 25 vitesh. Aty kanë ekzistuar gjithmonë grupe të fuqishme brenda degës, dhe as në kohën e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit apo Kadri Veselit nuk është arritur menaxhim i plotë, sepse është ndër më të fuqishmet e partisë”, ka theksuar ai.

Qerimi vlerësoi gjithashtu se nevojë për ndryshim të lidershipit kanë edhe partitë e tjera politike në Kosovë, duke përmendur në veçanti Lëvizjen Vetëvendosje, LDK-në dhe AAK-në.

“Ndërrimi i lidershipit është i domosdoshëm për të gjitha partitë. Vetëvendosja ka liderin më jetëgjatë në skenën politike – mbi 20 vjet në krye të saj. Edhe në LDK, megjithëse kryetari aktual ka ardhur viteve të fundit, nëse ekzistojnë alternativa më të mira, duhet të merren parasysh. Edhe AAK-ja ka nevojë për ndryshim, megjithatë deri tani nuk ka shenja në këtë drejtim”, ka përfunduar Qerimi./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUV: Aflatoksina M1 mbi nivelin e lejuar në qumështin UHT “Land” 3.2% të VITA-s

Nimani për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresoj të dalin me një emër për presidentin

Nimani për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresoj të dalin me një emër për presidentin

Aktakuza e PSRK-së, si tentoi destabilizimin e Kosovës Famir Sheholli

AKI dhe Prokuroria parandaluan spiunazhin ekonomik në Kosovë-përgjimi i ri zbulon komunikimin mes Bojan Dimiqit dhe Fatmir Shehollit

Bordi i Paqes në Gaza po dështon, i thotë shefi i aleancës së ndihmës Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Kroacia “kërcënon” të armatoset më shumë, nëse Serbia blen raketa sulmuese

Kroacia “kërcënon” të armatoset më shumë, nëse Serbia blen raketa sulmuese

Nimani për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresoj të dalin me një emër për presidentin

Nimani për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresoj të dalin me një emër për presidentin

Aktakuza e PSRK-së, si tentoi destabilizimin e Kosovës Famir Sheholli

AKI dhe Prokuroria parandaluan spiunazhin ekonomik në Kosovë-përgjimi i ri zbulon komunikimin mes Bojan Dimiqit dhe Fatmir Shehollit

Nis takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Nis takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën