TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krejt çka ndodhi dje në Golluboc të Malishevës: Dhëndri vrau dy vëllezër në oborrin e shtëpisë, dorasi në kërkim

by Tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Mjeku kujdestar jep detaje për rastin në Malishevë: Të dy viktimat kishin plagë në gjoks

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë fshatin Golluboc të komunës së Malishevës, ku dy vëllezër – 32 dhe 45 vjeç – mbetën të vrarë me armë zjarri nga dhëndri i tyre, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave të para nga hetimet, i dyshuari me inicialet A.I. kishte shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes së tij për ta marrë atë, pasi ajo po qëndronte aty pas vdekjes së babait. Pikërisht në momentin kur gruaja po dilte nga shtëpia, jashtë portës ka shpërthyer konflikti verbal, që më pas është përshkallëzuar në përdorim arme.

Burime të afërta me familjen e viktimave tregojnë se A.I. ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve, duke i lënë të vdekur në vend. Pas krimit, ai është larguar me shpejtësi, duke braktisur armën e përdorur dhe veturën me targa të Shkupit, që i përkiste atij.

Mjeku i Urgjencës: Viktimat pa shenja jete në momentin e mbërritjes

Mjeku kujdestar i Urgjencës së Malishevës, Festim Sylejmani, ka konfirmuar se viktimat kanë ndërruar jetë menjëherë pas të shtënave.

“Të dy i kam gjetur pa shenja jete. Njëri kishte dy plagë në gjoks, tjetri një në kraharor dhe një në anën e djathtë. Të dy ishin pa parametra vitalë,” – deklaroi Sylejmani.

Njësitë policore, së bashku me ekipet e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, kanë kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur provat materiale. Kërkimet për kapjen e autorit vazhdojnë, ndërsa kontrollet janë shtrirë në zonat përreth dhe në pikat e daljes nga komuna.

Kryeprokurori Enis Gashi ka konfirmuar se është ngritur rast penal për “Vrasje të rëndë” dhe “Mbajtje nën pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Kryerësi është ende në arrati. Policia dhe Prokuroria janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet për ta kapur sa më shpejt,” – tha Gashi.

Sipas të dhënave nga Prokuroria, A.I. nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Ai ka një aktakuzë aktive për dhunë në familje dhe kanosje, të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në muajin mars të këtij viti.

I dyshuari është me prejardhje nga një fshat i Drenasit, ndërsa banorët e Gollubocit shprehen të tronditur nga ngjarja tragjike që ka marrë jetën e dy vëllezërve dhe ka lënë një komunitet të tërë në ankth.

Tags: MalisheveTeve1vrasja tragjik
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

“Info Nata”- 21.07.2026

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën