TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gucati: Kurti publikoi letrën sot për të fituar një grusht votash para balotazhit

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Gucati: Kurti publikoi letrën sot për të fituar një grusht votash para balotazhit

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka cilësuar si “kalkulim politik” veprimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për publikimin e një letre të vitit 2022 drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, në të cilën ai kishte kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Gucati ka thënë se publikimi i letrës vetëm katër ditë para balotazhit të 9 nëntorit ka për qëllim përfitimin e votave nga qytetarët dhe veteranët e UÇK-së.

“Është e vërtetë që punët e mira bëhen në heshtje, por besoj se Kurti e ka bërë sot publike këtë letër për shkak se tash komunat janë në balotazh dhe pritet të shkojmë edhe në zgjedhje të përgjithshme. Ai e ka bërë këtë për të marrë një grusht votash nga qytetarët e Kosovës dhe nga veteranët. Besoj fuqishëm se Kurti po e përdor këtë për kalkulime politike, gjë që është turp nëse është e vërtetë. Nëse ka dashur të tregojë përkrahje për ata që janë në Hagë, pse nuk e ka publikuar më herët, por pikërisht tani kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga balotazhi?”, ka deklaruar Gucati.

Gucati tutje ka shtuar se nuk beson te letra e publikuar nga Kurti, duke kujtuar që më parë ai kishte inkurajuar ish-luftëtarët e UÇK-së të shkonin në Hagë.

“Unë nuk jam optimist dhe nuk do të besoj në atë letër derisa Gjykata Speciale të reagojë në mënyrë konkrete. Më mirë vonë se kurrë, dhe shpresoj që Kurti e ka dërguar letrën dhe ka kërkuar ato që thotë, por nga puna dhe veprimet e tij deri më sot nuk kam parë ndonjë veprim pozitiv. Kujtoj kohën kur ai dhe bashkëpunëtorët e tij në Parlament i thonin Hashim Thaçit dhe të tjerëve ‘shkoni në Hagë. Megjithatë, shpresoj që Kurti tani po interesohet për qytetarët e tij në Hagë. Nëse e ka dërguar letrën, atë e ka bërë mirë, por unë ende nuk besoj plotësisht, sepse nuk e kemi parë një reagim konkret deri më sot”, ka theksuar ai.

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të mërkurën ka treguar për publikimin e një letre të vitit 2022 drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, në të cilën ai kishte kërkuar lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kurti tha përmes një postimi në Facebook se ka punuar “gjatë dhe në heshtje” për këtë çështje, duke theksuar se shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë, por që ndonjëherë nuk vlerësohet ose nuk dihet.

“Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por, ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet”, shkroi ai.

Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, atëherë në opozitë, kishin kundërshtuar themelimin e Dhomave të Specializuara më 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

Në letrën e publikuar, Kurti i kishte ofruar garanci Trendafilovës se autoritetet kosovare do të mbikëqyrnin arrestin shtëpiak të ish-krerëve të UÇK-së, përderisa gjyqi ndaj tyre nuk kishte nisur ende.

“E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trendafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje”, shtoi Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu pret në takim komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

Haxhiu pret në takim komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

​Gjilanit i kursehen 20 milionë euro, kryetari Hyseni falenderon qeverinë

​Gjilanit i kursehen 20 milionë euro, kryetari Hyseni falenderon qeverinë

“Trepça” suspendon një punonjës, dyshohet për ndërprerje të qëllimshme të ventilimit në minierë

Nis hetimi për incidentin në minierën e Trepçës, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Policia jep detaje për tentim vrasjen në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

Haxhiu pret në takim komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

Haxhiu pret në takim komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

​Gjilanit i kursehen 20 milionë euro, kryetari Hyseni falenderon qeverinë

​Gjilanit i kursehen 20 milionë euro, kryetari Hyseni falenderon qeverinë

“Trepça” suspendon një punonjës, dyshohet për ndërprerje të qëllimshme të ventilimit në minierë

Nis hetimi për incidentin në minierën e Trepçës, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Policia jep detaje për tentim vrasjen në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohen tre persona në Ferizaj, policia u gjen substanca narkotike

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Incidenti në Skënderaj mes Lushtakut e Mehanit, çka thuhet në raportin e Policisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Rasti i plagosjes në Prishtinë po hetohet si “vrasje e rëndë në tentativë”

Prokuroria Themelore në Prishtinë: Rasti i plagosjes në Prishtinë po hetohet si “vrasje e rëndë në tentativë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën