TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Detaje nga Policia për aksionin e Krimeve Ekonomike lidhur me falsifikimin e dokumenteve të pronave të AKP-së

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Detaje nga Policia për aksionin e Krimeve Ekonomike lidhur me falsifikimin e dokumenteve të pronave të AKP-së

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje lidhur me aksionin e Njësisë për Hetimin e Falsifikimit të Dokumenteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, i cili aksion rezultoi me një të arrestuar.

Sipas njoftimit, Njësia për Hetimin e Falsifikimit të Dokumenteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas disa muajsh hetime intensive ka zbuluar dhe dokumentuar veprimtari të dyshuar kriminale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve të pronave shtetërore.

“Gjatë hetimeve është konstatuar se i dyshuari, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka falsifikuar dokumente që janë përdorur në procedura për bartje dhe legalizim të pronave nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), me qëllim të ndryshimit të pronësisë dhe tjetërsimit të pronave shtetërore në pronësi private. Pronat më pas janë shitur duke mashtruar blerësit dhe duke përfituar shuma të mëdha financiare me vlerë milionëshe”, thuhet në njoftim.

Në zbatim të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, të shtunën në dy rajone të vendit, policia ka realizuar kontrolle në një shtëpi, tri banesa dhe dy garazhe që dyshohej se ishin nën mbikëqyrje të të dyshuarit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar: dokumente që lidhen me rastin (kontrata shitblerjeje, regjistra të parcelave, dosje pronash në gjuhën serbe, dokumente të paplotësuara të ish-RFJ-së); pajisje të përdorura për falsifikim (pesë makina shkrimi të vjetra dhe një pajisje “Paper Trimmer”); një revole e tipit Zaragio me 103 fishekë; një telefon iPhone 17 Pro, një orë dore Rolex dhe një zinxhir dore Rolex.

Policia njofton se bazuar në provat e siguruara, ndaj të dyshuarit ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme”, “Mashtrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Arrestohet një person në Prishtinë për falsifikim dhe shitje të pronave të AKP-së

ShareTweet

Postime të ngjashme

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

PD-ja pas protestës në Maqedoninë e Veriut: Shqipja nuk negociohet

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Emisioni “Ditari” 06.04.2026

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Izraeli godet uzinën kryesore petrokimike të Iranit

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it dhe gjenerali grek flasin për sigurinë në Kosovë

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Sulmet ajrore izraelite lënë të vrarë të paktën 36 persona në Liban

Osmani: Në Kosovë s’ka pasur dhe nuk do të ketë asnjëherë qeveri anti-amerikane

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën