TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si vazhdoi kompania punën ku vdiq punëtori, ndonëse i ishte ndaluar disa herë?

Në vendpunishten ku vdiq dje një punëtor në Prizren, janë ndaluar punimet nga Inspektorati i Punës. Por, vendime të tilla ishin disa marrë herë gjatë muajit gusht e shtator, ndonëse nuk ishin respektuar.

by Florijeta Dernjani
3 muaj ago
0 0
A A

Në vendin e punës, 34 vjeçari, F.M gjeti vdekjen.

Ai tragjikisht ra nga skelet e vendpunishtes, ku mori lëndime të rënda të cilave nuk u mbijetoi.

Për këtë rast të ndodhur të mërkurën, është arrestuar pronari i kompanisë ndërtuese.

“Në lidhje me rastin, i dyshuari N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”, ka thënë Shaqir Bytyqi – zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar ende, për të cilat Prokuroria nuk ka dhënë detaje.

Një ditë më pas në këtë vendpunishte është ndalur puna shkaku i vendimit të Inspektoratit të Punës

Por, ky vend nuk ishte i panjohur për Inspektoratin e Punës.

Dy muajt e fundit, ishin kryer inspektime, gjobitje dhe ishin marrë vendime për ndalim të punimeve për shkak të mosrespektimit të masave të sigurisë në vendin e punës.

Për herë të parë, më 5 gusht të këtij viti, Inspektorati i Punës mori vendim për ndalje të punimeve në këtë ndërtesë.

Një muaj më vonë, më 9 shtator, në riinspektim të vendit për të monitoruar zbatimin e vendimit për ndalim të punimeve, Inspektorati i punës konstatoi se vendimi nuk ishte zbatuar, duke shqiptuar gjobë dhe duke e lënë në fuqi vendimin për ndalim të punimeve.

Por as kësaj radhe, kjo masë nuk kishte gjetur zbatim.

Kjo u konstatua vetëm 15 ditë para rastit tragjik të vdekjes së punëtorit.

“Me kërkesë të Kryeinspektorit, për të verifikuar nëse po zbatohet vendimi për ndalimin e punimeve, më datë 13.10.2025, Inspektorët e Punës të Rajonit të Prizrenit kanë vizituar përsëri subjektin për të monitoruar zbatimin e vendimit. Gjatë këtij inspektimi, inspektorët kanë hartuar raportet zyrtare dhe kanë shqiptuar gjobë ndaj subjektit si pasojë e mosrespektimit të vendimit”, thuhet nga Inspektorati i Punës.

Televizioni ka kontaktuar edhe me kompaninë ndërtuese “Bytyqi Constructions”, por të njëjtit nuk pranuan të deklarohen për rastin.

Sipas Inspektoratit të Punës, kompania ndërtuese ka edhe gjoba të tjera dhe i janë ndaluar punimet edhe në kantiera të tjerë ndërtimi, për shkakun e njëjtë, mosrespektim të masave të sigurisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Prishtinë, motoçiklisti godet policin gjatë ndalimit – largohet nga vendi i ngjarjes

Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Sërgjan Lazoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite e 6 muaj burgim

Sërgjan Lazoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite e 6 muaj burgim

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Viktimat e Mitrovicës u ekzekutuan para syve të forcave ndërkombëtare

Lideri i Manchester Cityt, Bernardo Silva vendos përfundimisht për të ardhmen

Lideri i Manchester Cityt, Bernardo Silva vendos përfundimisht për të ardhmen

MKRS-ja konfirmon letrën e marrë nga UEFA për Kuvendin e FFK-së

MKRS-ja konfirmon letrën e marrë nga UEFA për Kuvendin e FFK-së

“Letra e ministrit, është ndërhyrje politike” – Ish-sekretari i KOK-ut, Shasivar Haxhiaj reagon për letrën e ministrit Çeku në FIFA e UEFA

“Letra e ministrit, është ndërhyrje politike” – Ish-sekretari i KOK-ut, Shasivar Haxhiaj reagon për letrën e ministrit Çeku në FIFA e UEFA

Aksident në Prishtinë, motoçiklisti godet policin gjatë ndalimit – largohet nga vendi i ngjarjes

Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Policia gjen sasi armatimi në veri të Mitrovicës

Sërgjan Lazoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite e 6 muaj burgim

Sërgjan Lazoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite e 6 muaj burgim

Lajçak thotë se “ndihet si idiot” pas rileximit të mesazheve me Epsteinin

Lajçak thotë se “ndihet si idiot” pas rileximit të mesazheve me Epsteinin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën