TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj tre personave, dyshohen se lëshuan dokumente të rreme për patentë shoferë

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
Aktakuzë ndaj tre personave, dyshohen se lëshuan dokumente të rreme për patentë shoferë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të cilët dyshohen për përfshirje në veprime të paligjshme që lidhen me lëshimin e certifikatave mjekësore dhe dokumenteve të falsifikuara për kandidatë që synonin të merrnin patentë-shoferin.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.B., drejtor i poliklinikës “G.” në Prizren dhe person i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, dyshohet se më 15 korrik 2023 ka lëshuar certifikata mjekësore të rreme për dy kandidatë — B.V. dhe B.Th., pa kryer kontrollat e nevojshme mjekësore dhe pa qenë këta persona fizikisht të pranishëm në Kosovë.

Hetimet kanë vërtetuar se në momentin e lëshimit të certifikatave, kandidatët ndodheshin jashtë vendit, ndërsa dokumentet e falsifikuara janë përdorur për regjistrimin e tyre në autoshkollat “S.” në Prizren dhe “F.” në Malishevë, duke u mundësuar pjesëmarrjen në procesin e marrjes së patentës së shoferit.

Sipas Prokurorisë, U.M. dhe I.G., përfaqësues të këtyre autoshkollave, kanë hartuar dhe dorëzuar dokumente të rreme – përfshirë kontrata dhe dëshmi për pjesëmarrje në ligjërata – për kandidatët që nuk ndodheshin në territorin e Kosovës.

Të dy këta persona akuzohen për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, ndërsa drejtori i poliklinikës L.B. për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria Themelore në Prizren ka propozuar që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit në fuqi.

 

Tags: aktakuzeprizrenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën