TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tri ndeshje të shtunën në Superligë, vëmendja te dueli Prishtina – Dukagjini

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Tri ndeshje të shtunën në Superligë, vëmendja te dueli Prishtina – Dukagjini

Superliga e Kosovës zhvillohet në këtë fundjavë me xhiron e dhjetë, me disa ndeshje interesante.

Tri ndeshje do të luhen gjatë ditës së shtunë, teksa dy ndeshje tjera do të luhet ditën e diel.  

Ballkani do t’i bëjë konak Gjilanit në Suharekë.

Portokallezinjtë nga Suhareka hyjnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Dukagjinit, me shifrat prej 2-0.

Ndërkohë, Gjilani fitoi minimalisht ndaj Prishtinës së Re, në debutimin e trajnerit të ri, Debatik Currit.

Në ndeshjen paraprake në këtë edicion, e luajtur në xhiron e parë, Gjilani e Ballkanin barazonin 1-1.

Prishtina e Re në anën tjetër e pret Malishevën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

E promovuar këtë edicion në elitë, Prishtina e Re është e fundit në tabelë, teksa fitoren e parë në Superligë e ka pikërisht ndaj Malishevës, në xhiron e parë.

Nën dritën e reflektorëve në “Fadil Vokrri”, Prishtina e Dukagjini përballen me njëra-tjerën.

Liderja e tabelës, Prishtina do të ketë punë me Dukagjinin problematik të Ismet Munishit.

Prishtina ka pesë fitore radhazi në Superligë, ndërsa së fundmi e mposhti Drenicën në Skënderaj 4-3.

Pas një starti të mirë nga Dukagjini, duke fituar 13 pikë nga gjashtë ndeshjet e para, skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi është pa fitore në tri ndeshjet e fundit, duke marrë një barazim e duke pësuar dy humbje.

Momentalisht, Prishtina i prin tabelës me 22 pikë, katër më shumë se Ballkani që është i dyti. Dukagjini është i treti me 14 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e katërt.

Zona e barazhit i takon Gjlanit që ka dhjetë pikë. Dhjetë sosh i ka edhe Ferizaj në pozitën e nëntë, teksa e fundit në renditje është Prishtina e Re me vetëm shtatë pikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Drenica merr një pikë në Malishevë, barazon rezultatin në kohën shtesë

Bajraktari: Vdekjet në vendin e punës, dështim i plotë i sistemit të sigurisë

Bajraktari: Vdekjet në vendin e punës, dështim i plotë i sistemit të sigurisë

Medon Berisha gati për Leccen pas lëndimit të rëndë

Medon Berisha gati për Leccen pas lëndimit të rëndë

Albulena Haxhiu merr pjesë në pritjen e presidentit italian para ceremonisë së Lojërave Mesdhetare

Albulena Haxhiu merr pjesë në pritjen e presidentit italian para ceremonisë së Lojërave Mesdhetare

PDK dhe Aleanca paraqitën në sallën e Kuvendit, vendosin letra ku shkruhet: Respektoni Kushtetutën

PDK i drejtohet me letër Avni Deharit, kërkojnë vazhdimin e seancës për ditën e shtunë

Kurti mirëpret caktimin e seancës konstituive për Kuvendin

Kosova me Qeveri në detyrë e pa Kuvend

Vdekja e punëtorit të KEK-ut, kolegu i tij: Ishte një nga punëtorët më të dalluar

Vdekja e punëtorit të KEK-ut, kolegu i tij: Ishte një nga punëtorët më të dalluar

Një koment nga salloni i shtëpisë, ia sjell 6 muaj burgim efektiv Kadri Xhemailit – e kërcënoi Albin Kurtin

Një koment nga salloni i shtëpisë, ia sjell 6 muaj burgim efektiv Kadri Xhemailit – e kërcënoi Albin Kurtin

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Drenica merr një pikë në Malishevë, barazon rezultatin në kohën shtesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën