TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Për grafitin UÇK, tifozi i Bashkimit merr 10 ditë burgim

by tëvë1
9 muaj ago
0
A A
Për grafitin UÇK, tifozi i Bashkimit merr 10 ditë burgim

Radio Televizioni i Malit të Zi, të enjten mbrëma ka bërë të ditur se shtetasit të Kosovës, E.S. (22) i është shqiptuar dënim me 10 ditë burgim për shkrimin e grafitit UÇK.

Po ashtu, atij i është shqiptuar edhe dënimi prej një vit ndalim hyrje në Mal të Zi.

Ai do ta fillojë vuajtjen e dënimit në burgun në UIKS, pasi është akuzuar se ka shkruar grafitin UÇK rreth orës 16:00 të enjten pasdite dhe ka pranuar veprën.

“Gjykata lëshoi ​​një vendim pasi në procedurë u vërtetua se i pandehuri kishte shkruar grafite me ngjyrë të kuqe në një ndërtesë në Meljine, Komuna Herceg Novi, duke shkaktuar kështu dëme në atë ndërtesë, dhe të cilat veprime përbënin edhe kundërvajtje sipas nenit 18, paragrafi 1 i Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike”, ka bërë të ditur Gjykata për Kundërvajtjeve e Budvës.

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, ka reaguar për ndalesën që u është bërë tifozëve zyrtar të skuadrës, “Arpagjikëve”, në Mal të Zi, për grafitin UÇK.

Klubi prizrenas ka kërkuar lirimin e tyre dhe i ka bërë thirrje Ambasadës së Kosovës në Mal të Zi që të reagojë.

“Është e papranueshme që Arpagjikët të ndalohen në Mal të Zi vetëm për një grafit të shkruar UÇK. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, e megjithatë po mbahen padrejtësisht. Solidariteti me ta është i pakushtëzuar! I bëjmë thirrje organeve përgjegjëse dhe veçanërisht Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mal të Zi për reagim dhe mbrojtje të tifo grupit Arpagjikët si qytetarë të Kosovës dhe të kujdesen që djemtë tanë të lirohen, të mos mbahen padrejtësisht, dhe të vazhdojnë rrugën për Kosovë!”, ka shkruar Bashkimi.

Televizioni malazez raporton se autobusi i tifozëve është duke u mbrojtur nga policia, pasi ka pasur indinjatë nga qytetarët e Herceg Novit që kanë tentuar të kundërpërgjigjen.

Në autobus ishin 48 tifozë e dy shoferë, të cilët po ktheheshin nga Italia, ku ishin në përkrahje të Bashkimit në ndeshjen kundër Reggia Emilia në kuadër të FIBA Europe Cup.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Messi shpallet lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026

​Messi shpallet lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026

Drita barazon në duelin maratonik në Maltë

Drita barazon në duelin maratonik në Maltë

Klubi i Shigjetarisë Tradicionale në Prizren do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare

Klubi i Shigjetarisë Tradicionale në Prizren do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare

FIFA do të ndërmarrë masa ndaj sjelljeve të Argjentinës

FIFA mbyll çështjen Paredes, i heq kartonin e kuq

​Wizz Air do ta hapë nga nëntori bazën e saj operative në Aeroportin “Adem Jashari”

​Wizz Air do ta hapë nga nëntori bazën e saj operative në Aeroportin “Adem Jashari”

Ramadani reagon ndaj Haxhiut: Pse nuk e caktove sot seancën e Kuvendit?

Ramadani reagon ndaj Haxhiut: Pse nuk e caktove sot seancën e Kuvendit?

Shtyhet afati për aplikim për Pagesat Direkte, fermerët e Podujevës kanë edhe 10 ditë kohë

Shtyhet afati për aplikim për Pagesat Direkte, fermerët e Podujevës kanë edhe 10 ditë kohë

Kongresmeni amerikan Wilson: OSBE-ja nuk duhet t’ia besojë Beogradit organizimin e takimit vjetor 2027

Kongresmeni amerikan Wilson: OSBE-ja nuk duhet t’ia besojë Beogradit organizimin e takimit vjetor 2027

Ajeti takon kreun e Baden-Württembergut, paralajmëron kapitull të ri bashkëpunimi me Kosovën

Ajeti takon kreun e Baden-Württembergut, paralajmëron kapitull të ri bashkëpunimi me Kosovën

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën