TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Problemet e brendshme vlerësohet se po e ngadalësojnë rrugën e Kosovës drejt BE-së

Gjatë qëndrimit në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri në detyrë Albin Kurti u takua me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad. Në këtë takim, Kurti kërkoi mbështetjen e Francës që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së vendeve të BE-së në procesin e zgjerimit. Ndërkaq, politikanë e njohës të rrethanave politike thonë se problemet e brendshme të Kosovës e kanë ngadalësuar këtë proces.

by Shpat Blakcori
3 muaj ago
1 0
A A

Gjatë qëndrimit në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri në detyrë Albin Kurti zhvilloi një takim me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad.

Në këtë takim, Kurti kërkoi që Franca ta mbështesë Kosovën në procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian.

Megjithatë, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, vlerëson se qeveria duhet të forcojë marrëdhëniet me të gjitha shtetet e BE-së, duke përmbushur obligimet që burojnë nga ky proces.

“Është shumë e rëndësishme që t’i ruajmë marrëdhëniet e ngushta jo vetëm me Francën, por me të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Problemi është që Kurti nuk mund ta përçajë Bashkimin Evropian pa i përmbushur obligimet e veta. Detyrat nuk ia ka caktuar Franca, por ia ka caktuar BE-ja”, tha Haliti.

Në anën tjetër, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Valon Murtezaj, e sheh si të rëndësishëm takimin mes Kurtit dhe ministrit francez, duke theksuar rolin që Franca luan brenda Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Kosova pritet ta fitojë statusin e vendit kandidat në të ardhmen, por se ka ende shumë punë në këtë drejtim.

“Takimi i Kurtit me ministrin francez të deleguar për Evropën është i rëndësishëm. Statusi i Kosovës si vend kandidat do të vijë, por jo domosdoshmërisht tani, për shumë arsye. Në disa raste edhe vet Kosova i ka vonuar proceset me problemet e brendshme, veçanërisht këtë vit, kur ende nuk janë formuar institucionet e reja. Megjithatë, perspektiva e Kosovës si shtet evropian mbetet e pranishme, njësoj si për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, shprehet Murtezaj.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor 2022, por kërkesa ende nuk është shqyrtuar.

Komisionarja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është parakusht për marrjen e statusit të kandidatit dhe për nisjen e procesit të anëtarësimit në BE.

Tags: BEKosovaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hajdari arrin në gjykatë ku pritet të mbahet seanca për rezervat shtetërore  

Hajdari arrin në gjykatë ku pritet të mbahet seanca për rezervat shtetërore  

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Përleshje me mjete të forta në Prishtinë, arrestohen tre persona

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Prizren, dy persona arrestohen pas një mosmarrëveshjeje ku u përdor armë zjarri

Hajdari: Kosova u përfaqësua në CEFTA si palë e barabartë

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e ‘Rezervave shtetërore’

Çarja e argjinaturës të lumit Seman përmbyt toka bujqësore dhe banesa në Fier

Çarja e argjinaturës të lumit Seman përmbyt toka bujqësore dhe banesa në Fier

13-vjetori i Policisë së Shtetit, Rama: Në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë

13-vjetori i Policisë së Shtetit, Rama: Në shërbim të vendit dhe qytetarëve çdo ditë

Hajdari: Kosova u përfaqësua në CEFTA si palë e barabartë

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e ‘Rezervave shtetërore’

Tre persona të plagosur me armë zjarri në Deçan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën