TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në Londër: Serbia s’duhet të lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri

by Tëvë1
3 javë ago
1
A A
Kurti në Londër: Serbia s’duhet të lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në sesionin e parë të punimeve të Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Londër. Në këtë samit marrin pjesë liderë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.

Kurti e hapi fjalën me mirënjohje për nikoqirin e samitit dhe me një ton reflektues për sfidat që përballon sot Evropa:

“I dashur Kryeministër Starmer, faleminderit që na pritët në këtë shtëpi të madhe, ku kombet shpesh janë mbledhur për ta formësuar të ardhmen e tyre.”

Duke folur për sfidat aktuale globale, Kurti tha se Evropa është në një moment historik të ndërlikuar:

“Ne po takohemi në një kohë kur Evropa është kaq e begatë, por njëkohësisht kurrë më parë nuk është sulmuar kaq shumë. Kërcënimi në rritje i autoritarizmit, si jashtë ashtu edhe brenda kontinentit tonë, është një sfidë që Evropa e njeh shumë mirë.”

Kryeministri theksoi se uniteti evropian është më i domosdoshëm se kurrë, veçanërisht për të përballuar sfidat si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të saj:

“Na duhet një ndjenjë e fortë uniteti, mjaftueshëm e qëndrueshme për t’i përballuar si presionet e jashtme, ashtu edhe dyshimet e brendshme.”

Kurti vuri theksin te pozita gjeopolitike e Ballkanit Perëndimor, i cili është gjeografikisht brenda Evropës, por politikisht ende jashtë Bashkimit Evropian dhe pjesërisht jashtë NATO-s:

“Ballkani Perëndimor gjendet gjeografikisht brenda kufijve të BE-së dhe NATO-s, por të gjitha vendet mbeten jashtë BE-së dhe gjysma jashtë traktateve të NATO-s. Kjo nuk është as e mençur dhe as solide.”

Ai kërkoi angazhim më të madh nga BE dhe Britania e Madhe për të mos lënë boshllëqe të sigurisë në rajon, të cilat – sipas tij – mund të shfrytëzohen nga forca si Rusia dhe Kina:

“Për ta frenuar ndikimin rus apo kinez në Evropë, nuk duhet të lëmë asnjë vakum.”

Kurti nënvizoi përparimet që ka bërë Kosova në vitet e fundit, sidomos në stabilitet ekonomik dhe institucional:

“Gjatë pesë viteve të fundit, Kosova ka bërë përparimin më të shpejtë në treguesit demokratikë, ekonomikë dhe të sigurisë. Kemi pasur një mesatare prej 6% rritje ekonomike dhe asnjëherë më pak se 4%.”

Ai përmendi gjithashtu largimin e Kosovës nga lista e vendeve të brishta nga Banka Botërore dhe FMN, si dëshmi e stabilitetit të shtetit.

Megjithatë, Kurti theksoi se përparimi i Kosovës është i rrezikuar nga agresioni i vazhdueshëm nga Serbia:

“Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri.”

Kurti deklaroi mbështetjen e Kosovës për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër, por kërkoi më shumë financim nga partnerët për të zvogëluar hendekun ekonomik me BE-në:

“Nevojitet më shumë financim për të mbyllur hendekun e konvergjencës në projektet kryesore infrastrukturore, përfshirë tranzicionin e gjelbër, si dhe për të ulur pabarazinë me më shumë solidaritet.”

Ai përmendi edhe disa zhvillime konkrete në tregti dhe bashkëpunim rajonal:

“Kemi nënshkruar një marrëveshje të re tregtare me vendet anëtare të EFTA-s në janar, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Në kryesimin tonë të parë të drejtpërdrejtë të CEFTA-s, e rikthyem funksionalitetin e saj duke zgjedhur një drejtor të ri pas më shumë se dy vitesh bllokim.”

Në fund të fjalës, Kurti foli për çështjet e migracionit dhe bashkëpunimit në siguri me Britaninë e Madhe:

“Ne kemi dhënë zotim ndaj Mbretërisë së Bashkuar për të trajtuar shkaqet e paqëndrueshmërisë: forcimin e sigurisë kufitare, luftimin e krimit të organizuar, ndalimin e financave të paligjshme dhe ndihmën për menaxhimin e flukseve migratore.”

Ai e përmbylli fjalimin me theksin se Kosova nuk është burim i migracionit, por vetëm një pikë tranziti me shifra të ulëta, dhe një partner i besueshëm në luftën kundër kriminalitetit.

Tags: albin kurtiLonderSamiti i BerlinitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti jep mesazhin e mbështetjes për Kosovën para ndeshjes me Slloveninë

Peci: Mitrovica do të jetë destinacioni kryesor i kombëtares në futboll nga viti i ardhshëm

Peci: Mitrovica do të jetë destinacioni kryesor i kombëtares në futboll nga viti i ardhshëm

Rafuna paralajmëron shtrenjtim të produkteve kosovare në dimër

Rafuna paralajmëron shtrenjtim të produkteve kosovare në dimër

Foda largon katër futbollistë nga lista finale për duelin me Slloveninë

Foda largon katër futbollistë nga lista finale për duelin me Slloveninë

Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kurti jep mesazhin e mbështetjes për Kosovën para ndeshjes me Slloveninë

Peci: Mitrovica do të jetë destinacioni kryesor i kombëtares në futboll nga viti i ardhshëm

Peci: Mitrovica do të jetë destinacioni kryesor i kombëtares në futboll nga viti i ardhshëm

Rafuna paralajmëron shtrenjtim të produkteve kosovare në dimër

Rafuna paralajmëron shtrenjtim të produkteve kosovare në dimër

Foda largon katër futbollistë nga lista finale për duelin me Slloveninë

Foda largon katër futbollistë nga lista finale për duelin me Slloveninë

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani kërkon formimin urgjent të Komisionit për Buxhet për pagat në RTK

Çeku uron kryetarin Përparim Rama për fitoren e tij në Prishtinë

Votat e diasporës në Prishtinë, Çeku me 70.16%, Rama 29.84%

Peci thotë se do të dorëzojë kallëzim penal për falsifikim të rezultateve të votimit në Mitrovicën e Jugut

Faton Peci siguron 70.45% të votave të diasporës në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën