TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti nga Londra: Kosova po ecën drejt NATO-s dhe BE-së me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar

by TËVË 1
9 muaj ago
1
A A
Kurti nga Londra: Kosova po ecën drejt NATO-s dhe BE-së me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar

Pak para fillimit të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Në takim, Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e Britanisë në çlirimin, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një partner strategjik dhe mik të përhershëm.

Në njoftimin për media është bërë e ditur se Kurti dhe Cooper diskutuan për temat kyçe të samitit – sigurinë, rritjen ekonomike dhe migracionin, duke vlerësuar se këto janë fusha thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, u tha se Kurti nënvizoi se siguria e Kosovës është siguri e kufijve të saj, dhe se partneriteti me Britaninë është thelbësor për t’u mbrojtur nga influenca ruse dhe lufta hibride në rajon, përfshirë dezinformimin dhe financat e paligjshme.

Në fushën e mbrojtjes, ai theksoi se Kosova po investon në inovacion, arsim dhe bashkëpunim ndërkombëtar, ndërsa potencoi potencialin për investime të përbashkëta strategjike me Britaninë.

Kurti u shpreh se Kosova është vendi më demokratik dhe me zhvillimin ekonomik më të shpejtë në rajon, duke përmendur të dhëna nga Gallup dhe Transparency International, sipas të cilave Kosova ka shënuar përmirësime të ndjeshme në sundimin e ligjit dhe transparencë.

“Kosova ka pasur një rritje mesatare ekonomike prej 6% në katër vitet e fundit, me eksporte dhe investime të huaja të dyfishuara”, tha ai.

Kryeministri theksoi se prioritet i vendit mbetet anëtarësimi në NATO dhe BE, duke theksuar rolin e Britanisë në këtë proces.

Ai gjithashtu rikujtoi se autorët e sulmit terrorist në Banjskë janë ende të lirë në Serbi, ndonëse Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, duke shtuar se mosndëshkimi i tyre përbën “kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë e Kosovës”.

Në fund, Kurti foli edhe për migracionin dhe të drejtat e njeriut, duke theksuar se Kosova nuk është burim i migrimit, por është e gatshme të ndihmojë Britaninë në menaxhimin e rrjedhës së migracionit dhe forcimin e sigurisë kufitare. /teve1.info/

Tags: albin kurtiLonderTeve1Yvette Cooper
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qalaj: Nuk bashkëqeverisim me Kurtin, ai vazhdimisht e shkel Kushtetutën

Qalaj: Nuk bashkëqeverisim me Kurtin, ai vazhdimisht e shkel Kushtetutën

​Dëmët në bujqësi nga breshëri, reagon ministri në detyrë Armend Muja

​Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Era e fortë rrëzoi një pjesë të minares në Xhaminë në Plluzhinë të Skënderajt

Era e fortë rrëzoi një pjesë të minares në Xhaminë në Plluzhinë të Skënderajt

​Stuhi në komunën e Suharekës, dëme në qytet dhe fshatra

Ambasadori zviceran i jep lamtumirën Kosovës: Ishte nder të shërbeja në këtë vend

Ambasadori zviceran i jep lamtumirën Kosovës: Ishte nder të shërbeja në këtë vend

Ditari: 21.07.2026

Ditari: 21.07.2026

Klubi i Shigjetarisë Tradicionale në Prizren do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare

Klubi i Shigjetarisë Tradicionale në Prizren do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën