TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përplasje në distancë e Ramës dhe Vetëvendosjes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Lëvizja Vetëvendosje janë “përplasur” përmes rrjeteve sociale sa i përket Gjykatës Speciale. Një gjë e tillë po vlerësohet si e papranueshme si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

by Florijeta Dernjani
4 muaj ago
0 0
A A

Protesta e veteranëve të UÇK-së në Tiranë, ka trazuar ujërat mes Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë dhe kryeministrit, Edi Rama në Prishtinë.

Mbajtja e kësaj proteste në Tiranë dhe përkrahja e saj nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sipas Lëvizjes Vetëvendosje është në shpërputhje me veprimet e kaluara të Ramës.

“Shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, u tha nga Vetëvendosje.

Duarkryq ndaj kësaj nuk qëndroi Rama, i cili i reagoi Lëvizjes Vetëvendosje përmes një shkrimi në rrjetin X.

“Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja dihet se sa ka lëvizur në atë drejtim”, shkroi Rama.

Të prapranueshme këto veprime po vlerësohen nga analisti Albinot Maloku në Prishtinë, sidomos pasi të këto dy parti vijnë nga i njëjti tabor.

“Në qoftë se po flasim për një familje që vie nga një tabor politik dhe ideologjik siç është Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialiste, do duhej që në krye të herës të kemi një raport tjetër. Mirëpo, nga kompeticioni që kanë përbrenda kësaj familje Edi Rama dhe Albin Kurti, atëherë edhe për tema të mëdha, të nivelit kombëtar ka këso situatash jashtëzakonisht të pafavorshme. Secili i ka, të themi ato gjunahet e veta, në raport me themelimin edhe të një mekanizmi të drejtësisë ndërkombëtare që njihet si Dhomat e Specialiuzuara”, shprehet Maloku.

Si jo të udhës shihen këto përplasje në distancë për çështjen e Hagës, edhe prej analistit nga Shqipëria, Ben Andoni.

“Është e tepërt sidomos në këto momente që të bëjnë deklarata të tilla. Sidomos nga ana e Kurtit që përpara ka misione shumë të mëdha, ku misioni i parë është krijimi i Qeverisë dhe krijimi i institucionalizimi i proceseve të Kosovës. Kurse, sa i përket Ramës do duhej të ishte pak më i kursyer. Megjithatë, ka një pjesë morale tek Rama që e aprovoj në këto momente. Ju e dini qëndrimin e Ramës në Këshillin e Evropës, ka folur një orë për Raportin e Dick Martyt, për Kosovën”, thotë Andoni.

Protesta në Tiranë, është vazhdimësi e protestave të organizuara nga veteranët në Prishtinë e në Hagë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Intervsitimi i të dyshuarave për manipulim të votave në Viti është duke vazhduar

Dita Globale e Zgjedhjeve, DnV: Integriteti zgjedhor, kushti bazë i demokracisë funksionale

Dita Globale e Zgjedhjeve, DnV: Integriteti zgjedhor, kushti bazë i demokracisë funksionale

Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj policit që lejoi hyrjen në Kosovë personit që e kishte të ndaluar

Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mbahet takimi trepalësh Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mbahet takimi trepalësh Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën