TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama mbështet protestën, veteranët e UÇK-së nesër në Tiranë

Këshilli Koordinues i shoqatave të dala nga lufta, përfshirë SHBPK-në, Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqërinë "Lëvizja", përmes një konference për medie kanë bërë thirrje që nesër sa më shumë shqiptarë të mblidhen në Tiranë për të protestuar sipas tyre, kundër padrejtësive në Hagë ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

by Shpat Blakcori
9 muaj ago
0 0
A A

Po i bëjnë thirrjet e fundit për protestën mbarëkombëtare që  pritet të mbahet të premten në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Këshilli Koordinues i shoqatave të dala nga lufta, përfshirë SHBPK-në, Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqërinë “Lëvizja”, presin që nesër të mbahet një protestë masive në kryeqytetin shqiptar.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, shprehet i bindur që protesta do të ketë ndikim të ngjashëm siç patën ato në Prishtinë dhe në Hagë.

“Qëllimi i kësaj konference është protesta që po mbahet në kundërshtim të padrejtësive të luftës së lavdishme të krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Këtu jemi në këshill koordinues, por kemi kontakte edhe takime me të gjitha organizatat dhe qëllimi i mirë dhe i domosdoshëm është që bashkërisht të shfaqim shqetësimet dhe të bëjmë përpjekje ta synojmë atë që kanë pasur qëllim të parët tanë” , ka thënë Jashari.

Derisa kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Shefik Sadiku, ka kërkuar që Gjykata Speciale sa më shpejtë ta përfundoj misionin e saj.

“Një prej kërkesave kryesore është që kjo gjykatë të jetë transparente dhe sa më shpejt të kryejë misionin e saj. Kjo gjykatë do të duhej që të mbyllte misionin e vet dhe të mos sharronte në padrejtësi më të mëdha”, shprehet Sadiku.

Ndërsa kryetari i shoqërisë “Lëvizja”, Xhevat Bislimi e ka përshëndetur angazhimin e Shqipërisë për ta ngritur zërin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

“Duke iu përgjigjur kërkesave tona  Shqipëria po tregon mbështetje serioz”, thotë ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mbështetur publikisht protestën që do të mbahet nesër në Tiranë, porse ka lënë të nënkuptohet që nuk do të marrë pjesë në të, për shkak siç tha Rama, se frikësohet nga mundësia e politizimit të saj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AUV inspekton lokalin në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

AUV inspekton lokalin në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

Kryetari i Hanit të Elezit: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit

Kryetari i Hanit të Elezit: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

​Konstituimi i institucioneve të reja, Kurti pyetet për takimet e radhës me liderët e ish-opozitës

Kosova ende pa raport për Planin e Rritjes, KE pret përmbushjen e reformave

SHBA-të rinisin sulmet ndaj Iranit, tensionet përshkallëzohen në Hormuz

SHBA-të rinisin sulmet ndaj Iranit, tensionet përshkallëzohen në Hormuz

Irani: Më shumë se 30 civilë janë vrarë në sulmet e fundit të SHBA-së në jug

Irani: Më shumë se 30 civilë janë vrarë në sulmet e fundit të SHBA-së në jug

“Ditari”- 15.07.2026

“Ditari”- 15.07.2026

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

​Konstituimi i institucioneve të reja, Kurti pyetet për takimet e radhës me liderët e ish-opozitës

Zelanda e Re konfirmon rastin e parë të gripit të shpendëve H5

Zelanda e Re konfirmon rastin e parë të gripit të shpendëve H5

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën