TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çka tha i dëmtuari Artan Krasniqi për maltretimet e marra në luftë?

Gjykimi për krime lufte ndaj Dushko Arsiq ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve. Aty u rrëfye për maltretimet dhe identifikimin e të akuzuarit në mesin e forcave serbe që kryenin krime.

by Florijeta Dernjani
10 muaj ago
1 0
A A

Në kohën e luftës ishte 15 vjeçar.

Artan Krasniqi, si i mitur i ishte nënshtruar maltretimeve fizike e psiqike nga forcat serbe.

Madje, atë e kishin detyruar që në gjendje të rënduar, ta mbante në shpinë trupin e një shqiptari të ekzekutuar po ashtu nga forcat serbe.

 “Me sa më kujtohet Dragani më ka thanë “kape këtë terrorist dhe tregoju se çka ka me ju gjetë”, ka thënë Krasniqi

Gjithë përjetimet e tij, Krasniqi i rikujtoi në rigjykimin e Dushko Arsiq, i akuzuar për krime lufte në rrethin e Prishtinës.

Krasniqi në që procedurë ka status të dyfishtë, si i dëmtuar dhe si dëshmitar, tregoi se në kujtesën e tij e ka të ruajtur qartë fytyrën e të akuzuarit.

“20 prill 1999, ditë e marte ka qenë, kohë lufte. Në bazë të përjetimeve që i kam përjetu shpirtërisht, këtë fytyrë nuk e harroj asnjëherë”, është shprehur tutje Krasniqi

Ai tregoi momentin kritik me të akuzuarin, nga edhe ia kishte kuptuar emrin.

“Ka qenë i vetmi që ka qenë përmas shpinës teme, i akuzuari Dushko Arsiq, që gjendet tash në këtë sallë. Dhe unë kam qenë i shtrirë aty, si pjerrtazi, i rrëzum kam qenë faktikisht kur ka kërsit kallashi prapa shpinës teme që veshët më kanë kërsit. Kryt e kam kthy edhe domethënë e kam pa që është i vetmi person. Dhe një pjesëmarrës i tyre ka thënë “flet serbisht” sigurisht ka deshtë më m’myt edhe mu mas shpine. Qaty ia kam mësu emrin”, ka theksuar Krasniqi.

Arsiq vitin e kaluar ishte dënuar me 13 vite burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por që lënda u kthy në rigjykim.

Sipas aktakuzës, Arsiq bashkë me persona të tjerë, është përgjegjës për keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, plagosje e vrasje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lushtaku pas incidentit në Skenderaj: Pushteti i Albin Kurtit tentoi që të më sulmoj

​Lushtaku pas shpalljes i pafajshëm në rastin “Drenica 1”: Akuzat bazoheshin në dëshmitarë të rrejshëm

Gërmime në Kalludër të Zubin Potokut, gjenden pjesë kockore dhe arrestohen dy persona për krime lufte

Gërmime në Kalludër të Zubin Potokut, gjenden pjesë kockore dhe arrestohen dy persona për krime lufte

“..ka ardh koha kena mu ju vjerr rrugëve bre tradhtar” – ky koment i ish-policit shqiptar në Gjermani i kushtoi 4 mijë e 200 euro

“..ka ardh koha kena mu ju vjerr rrugëve bre tradhtar” – ky koment i ish-policit shqiptar në Gjermani i kushtoi 4 mijë e 200 euro

Familjarët e të pagjeturve mirëpresin nisjen e gërmimeve në Zubin Potok

Familjarët e të pagjeturve mirëpresin nisjen e gërmimeve në Zubin Potok

Protesta hyn në ditën e 59-të, qytetarët sërish para Kryeministrisë

“Këndi i debatit”- 28.07.2026

“Këndi i debatit”- 28.07.2026

Bedri Hamza: Vendimi i Gjykatës Speciale është zhgënjyes dhe minon besimin në drejtësi

​Dyshimet për varrezë masive, Hamza: Serbia pa llogari për krimet e ne presim fundin e gjykimit në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën