TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj i kërkon diasporës të votojë në balotazhin e 9 nëntorit

by teve1
10 muaj ago
4
A A
Haradinaj i kërkon diasporës të votojë në balotazhin e 9 nëntorit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka apeluar tek bashkatdhetarët që të mos e neglizhojnë rëndësinë e ditës së balotazhit më 9 nëntor për zgjedhjet komunale, duke i inkurajuar të ushtrojnë të drejtën e votës.

Përmes postimit në Facebook, Haradinaj ka paralajmëruar gjithashtu mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në muajin dhjetor.

“Më 9 nëntor mbahen zgjedhjet në balotazh për komunat e Kosovës. Mos e neglizhoni rëndësinë e ditës së balotazhit, votoni prej atje nëse mundeni, komunikoni me familjet dhe të njohurit tuaj në Kosovë, apo ejani edhe njëherë e votoni në Kosovë. Në dhjetor mund të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Aleanca po rikthehet fuqishëm falë edhe juve, falë angazhimit të Diasporës. Të vazhdojmë të bashkuar si asnjëherë më parë, sepse Kosova na thërret”, ka shkruar ai në Facebook.

Në mesazhin drejtuar qytetarëve nga diaspora, Haradinaj ka theksuar edhe se kontributi i tyre ka qenë vendimtar në përkrahjen e Aleancës, duke kujtuar se ata nuk janë ndarë asnjëherë nga Kosova, as në kohët më të vështira si proceset në Hagë apo gjatë luftës së UÇK-së.

“E di se shumë prej jush jeni angazhuar shumë, si për zgjedhjet parlamentare në shkurt, ashtu edhe për zgjedhjet komunale tani. Keni votuar në Diasporë, keni kontaktuar familjarët tuaj dhe miqtë, dhe keni ardhur në Kosovë për ta përkrahur Aleancën. Besnikëria juaj është e rrallë, qëndruat me ne gjatë të gjitha sfidave. Haga 1, Haga 2 e sfidat e tjera, dhe nuk na latë asnjëherë vetëm, ashtu sikurse nuk e latë vetëm Kosovën në luftën e UÇK-së. Faleminderit nga zemra juve dhe familjeve tuaja”, ka theksuar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Pse e zgjodhën forcat serbe fshatin Kalludër e Vogël për t’i fshehur gjurmët e krimit?

Zbulimi i lokacioneve me mbetje mortore, Bajrami i shkruan Sorensenit: Të ofrohet mbrojte për personat që japin informacione  

GAP: Rritet transparenca buxhetore në komunat e Kosovës

GAP: Rritet transparenca buxhetore në komunat e Kosovës

Dëmtohet gypi gjatë punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, ndërpritet furnizimi me ujë

Dëmtohet gypi gjatë punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, ndërpritet furnizimi me ujë

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Juventusi insiston për Sorlothin

Kosova U19 grumbullohet në Hajvali

Kosova U19 grumbullohet në Hajvali

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani zëvendëson Diomanden te Leipzigu

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Funeral masiv në qytetin e Gazës për 112 të vrarë në të njëjtin sulm izraelit të vitit 2023

Funeral masiv në qytetin e Gazës për 112 të vrarë në të njëjtin sulm izraelit të vitit 2023

Egnatia e Dinamo, gati për duelet evropiane

Egnatia e Dinamo, gati për duelet evropiane

Pse e zgjodhën forcat serbe fshatin Kalludër e Vogël për t’i fshehur gjurmët e krimit?

Zbulimi i lokacioneve me mbetje mortore, Bajrami i shkruan Sorensenit: Të ofrohet mbrojte për personat që japin informacione  

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën