TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Incidenti në Komoran nuk lidhet me zgjedhjet – Kryeprokurori Zejnullah Gashi jep detajet pas të shtënave me armë

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Incidenti në Komoran nuk lidhet me zgjedhjet – Kryeprokurori Zejnullah Gashi jep detajet pas të shtënave me armë

Një përleshje e shoqëruar me të shtëna armësh ka ndodhur sot në Komoran të Drenasit. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim në opinion, sidomos për shkak të zhvillimit paralel të procesit zgjedhor në vend. Megjithatë, autoritetet kanë konfirmuar se incidenti nuk ka lidhje me zgjedhjet.

Lidhur me rastin, ka folur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, i cili tha se motivi i incidentit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e mëhershme mes palëve të përfshira.

“Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaje, mirëpo sipas informatave të para që i kemi, kjo lidhet me një mosmarrëveshje të hershme, të para tre javësh,” tha Gashi.

Ai sqaroi gjithashtu se personat e përfshirë në incident janë të njohur për organet e rendit.

“Tre personat e dyshuar janë të përfshirë në grabitje dhe vepra të tjera ordinere dhe nuk lidhet me procesin zgjedhor,” theksoi kryeprokurori.

Sipas tij, nuk ka persona të ndaluar, pasi të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes para mbërritjes së policisë.

“Personat që kanë qenë të involvuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes,” tha Gashi, duke shtuar se:

“Personat e shoqëruar në polici janë vetëm dëshmitarë. Të dyshuarit janë identifikuar dhe janë të njohur për policinë dhe prokurorinë.”

Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar, ndërsa Policia e Kosovës dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e të dyshuarve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri nuk është as i rastësishëm e as i përkohshëm

Kurti: Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri nuk është as i rastësishëm e as i përkohshëm

Maqedonci nderon me mirënjohje pesë pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti ashkali

Maqedonci nderon me mirënjohje pesë pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti ashkali

Rama: Osmani nuk lejoi bastisje në Presidencë, u kërcënuar nga Prokurorë të Speciales

Rama: Osmani nuk lejoi bastisje në Presidencë, u kërcënuar nga Prokurorë të Speciales

Furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë e Obiliq pritet të rikthehet nga ora 17:00

Furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë e Obiliq pritet të rikthehet nga ora 17:00

Zhegrova ftohet për Galatasarayn

Zhegrova ftohet për Galatasarayn

Kurti: Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri nuk është as i rastësishëm e as i përkohshëm

Kurti: Bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri nuk është as i rastësishëm e as i përkohshëm

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani në dyshim për Atalantan

Maqedonci nderon me mirënjohje pesë pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti ashkali

Maqedonci nderon me mirënjohje pesë pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti ashkali

Rama: Osmani nuk lejoi bastisje në Presidencë, u kërcënuar nga Prokurorë të Speciales

Rama: Osmani nuk lejoi bastisje në Presidencë, u kërcënuar nga Prokurorë të Speciales

Furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë e Obiliq pritet të rikthehet nga ora 17:00

Furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë e Obiliq pritet të rikthehet nga ora 17:00

Amerikani Jules shpallet “MVP”

Amerikani Jules shpallet “MVP”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën