TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vrasja e Liridona Ademajt – Dëshmitari rrëfen takimet e Naim Murselit me të akuzuarit

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Vrasja e Liridona Ademajt – Dëshmitari rrëfen takimet e Naim Murselit me të akuzuarit

Në seancën e radhës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, ka dëshmuar Florian Avdija, bashkëfshatar i të akuzuarve dhe pronar i një lokali në fshat. Ai tregoi për kontaktet që ka pasur me ta, si dhe për një video që, sipas tij, i ishte dërguar nga njëra prej vajzave që kishte qenë me Granitin natën kritike.

“Jam marrë në pyetje në polici më 12 janar, për një biznes familjar që e kemi në fshat. Më kanë pyetur a i njoh Naimin, Granitin e Kushtrimin. I kam thënë po, se i kam bashkëfshatarë. Naimin e njoh më pak, se ka jetu jashtë. Nja dhjetë herë e kam pa, ndoshta krejt. E Granitin e Kushtrimin i njoh mirë, se i kam pas klientë të rregullt,” – deklaroi dëshmitari para trupit gjykues.

Avdija pohoi se kishte qenë në kontakt me Granit Plavën në natën e ngjarjes dhe se kishte pranuar një video nga ai:

“Më kanë pyetur a e kam kontaktu me Granitin natën kritike. Po, ai ka qenë në një klub nate në Prishtinë, përafërsisht kah ora 12. E kam pas një video incizim, e ka marrë policia. Qysh e mbaj mend, ka qenë Graniti me dy vajza, njëra Leonora. Saktë nuk më kujtohet.”

Prokurorja Javorka Perlinçeviq e pyeti dëshmitarin nëse kujton që në atë deklaratë kishte thënë se videoja i ishte dërguar nga Leonora, por ai nuk dha një përgjigje të prerë, duke thënë se nuk i kujtohet saktësisht.

Ai shtoi se Murselin e kishte parë rrallë në lokalin e tij:

“Kam deklaru se Naimi, maksimumi nja 10 herë ka qenë krejt. Ndërsa Kushtrimi e Graniti kanë qenë të rregullt, por nuk kam vërejtur diçka të keqe.”

I pyetur nëse të tre të akuzuarit kishin qëndruar ndonjëherë bashkë në lokal, dëshmitari tha:

“Nja dy herë kanë qenë Kushtrimi me Naimin. Më shumë jo. Asnjëherë nuk kanë qenë të tre bashkë.”

Prokurorja i rikujtoi se ai kishte deklaruar se tre javë para ngjarjes, të tre ishin parë në lokal:

“Po, tani më kujtohet. Por nuk kanë pasë kontakt mes veti. Në një tavolinë ka qenë Naimi me Granitin, kurse në tjetrën Kushtrimi me një kushëri.”

Në seancë reagoi edhe i akuzuari Naim Murseli, duke kundërshtuar deklaratat e dëshmitarit:

“I akuzuari Granit një ditë para ngjarjes thotë se kam qenë me Naimin te Beka në lokalin tuaj. Jo vetëm atë ditë – thotë se edhe një ditë përpara më ke parë me të,” – tha Murseli, duke shtuar:
“Jo, s’të kam pa ty asnjëherë bashkë me ta në lokal,” – ia ktheu dëshmitari.

Naim Murseli vazhdoi:

“Ne kemi qenë edhe shokë në rrjete sociale. Më shumë kemi qenë në Prishtinë…”
Dëshmitari e konfirmoi: “Në Prishtinë.”

Murseli shtoi gjithashtu:

“Florian, ju më keni takuar edhe disa herë me fëmijët e mi. Sepse, përveç pjesës së kafenesë, është edhe një pjesë marketi në lokal. Kjo e shpjegon pse thua tetë deri në dhjetë herë – sepse unë nuk kam ndejt në pjesën e kafenesë, por kam shku me ble bukë për fëmijë. A më ke takuar edhe me fëmijët e mi disa herë?”

“Po,” – u përgjigj dëshmitari.

Naimi shtroi edhe një pyetje tjetër:

“E me bashkëshorten, a më ke takuar ndonjëherë?”

Dëshmitari u përgjigj: “Nuk më kujtohet që të kam pa ndonjëherë me gruan tënde, as në lokal e as jashtë saj.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

21-vjeçar shoqërohet në polici në Kaçanik, i gjendet pistoletë në shtëpi

21-vjeçar shoqërohet në polici në Kaçanik, i gjendet pistoletë në shtëpi

Kurti pas takimit me Ramën: Diskutuam për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë

Kurti pas takimit me Ramën: Diskutuam për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë

Prokurori Halling kundërshton mbrojtjen e Thaçit: Provat tregojnë urdhra të drejtpërdrejtë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

Prokurori Halling kundërshton mbrojtjen e Thaçit: Provat tregojnë urdhra të drejtpërdrejtë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

Prokuroria përfundoi kundërpërgjigjet, ish- krerët e UÇK-së deklarohen të mërkurën

BE i kërkon Izraelit të anulojë vendimin për regjistrimin e tokave në Bregun Perëndimor si “pronë shtetërore”

BE i kërkon Izraelit të anulojë vendimin për regjistrimin e tokave në Bregun Perëndimor si “pronë shtetërore”

Hamasi kundërshton miratimin nga OKB-ja të rezolutës amerikane për Gazën

Izraeli i jep Hamasit ultimatum 60-ditor për çarmatim, kërcënon me rikthim në luftë

“Ditari”- 16.02.2026

“Ditari”- 16.02.2026

Prokurori Halling kundërshton mbrojtjen e Thaçit: Provat tregojnë urdhra të drejtpërdrejtë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

Prokurori Halling kundërshton mbrojtjen e Thaçit: Provat tregojnë urdhra të drejtpërdrejtë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së

U promovua libri “Kur heshtja flet” për gjykimin në Hagë

U promovua libri “Kur heshtja flet” për gjykimin në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën