TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama bën homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja

by Tëvë1
7 muaj ago
0
A A
Rama bën homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja

Në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë po zhvillohen sot homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pasi u vra me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës.

Ceremonia nisi në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në 11:00, pas së cilës trupi i pajetë i gjyqtarit do të përcillet për në banesën e fundit në Shkodër, qytetin e tij të lindjes, shkruan ATSH.

Kryeministri Edi Rama kreu homazhe ndërsa la dhe një shënim në librin e ngushëllimeve, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari shprehu ngushëllime për familjen e të ndjerit, si dhe la një shënim në librin e kujtimeve.

“Lamtumirë njeriut të ligjit, shërbëtorit të drejtësisë e profesionistit të spikatur, Astrit Kalaja. Kontributi i tij i çmuar do të mbetet frymëzim për të gjithë ata që besojnë në forcën e ligjit dhe në shtetin e së drejtës. Ngushëllime për familjen, kolegët, trupën gjyqësore dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan Astritin. Prehu në paqe mik i dashur!”, shprehet ministri Lamallari.

Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda sallës së gjyqit më 6 tetor. Autori i ngjarjes, palë e dëmtuar në proces, u arrestua. Policia vuri në pranga edhe xhaxhain e tij si bashkëpunëtor, si dhe rojën e sigurisë në Gjykatën e Apelit për shpërdorim detyre.

Tags: astrit kalajEdi RamaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kos bën thirrje për institucione të qëndrueshme, që Kosova të ecë përpara drejt BE-së

Kos bën thirrje për institucione të qëndrueshme, që Kosova të ecë përpara drejt BE-së

Mes përqafimeve e lutjeve, grupi i parë i besimtarëve merr rrugën për në Haxh

Mes përqafimeve e lutjeve, grupi i parë i besimtarëve merr rrugën për në Haxh

Rrjeti global i bizneseve – 20 biznese shqiptare nga e gjithë bota bashkohen në Prishtinë

Rrjeti global i bizneseve – 20 biznese shqiptare nga e gjithë bota bashkohen në Prishtinë

​Rutte: Duhet një Evropë më e fortë për një NATO më të fortë

​Rutte: Duhet një Evropë më e fortë për një NATO më të fortë

Musa: Gjuha polarizuese po sjell më shumë vota, fushata elektorale ka nisur ashpër

Musa: Gjuha polarizuese po sjell më shumë vota, fushata elektorale ka nisur ashpër

“Lushtaku fshihet pas bandës”, Mehani: Sulmi ndaj meje ishte i organizuar

“Lushtaku fshihet pas bandës”, Mehani: Sulmi ndaj meje ishte i organizuar

Mehani e quan kriminel Lushtakun thotë se e ka marrë peng Policinë dhe gjithë qytetin e Skenderajt

Mehani e quan kriminel Lushtakun thotë se e ka marrë peng Policinë dhe gjithë qytetin e Skenderajt

Emisioni “Info Nata” 15.05.2026

Emisioni “Info Nata” 15.05.2026

Xani: Bashkimi i LDK-së me Vjosa Osmanin i ka frikësuar të gjithë, po merren me të e po e harrojnë Kurtin

Xani: Bashkimi i LDK-së me Vjosa Osmanin i ka frikësuar të gjithë, po merren me të e po e harrojnë Kurtin

Krasniqi: Kosova rrezikon të mbetet pa opozitë, i kanë hequr vijat e kuqe – pra Kurti sërish kryeministër

Krasniqi: Kosova rrezikon të mbetet pa opozitë, i kanë hequr vijat e kuqe – pra Kurti sërish kryeministër

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Aksion “Stop droga” në Ferizaj, Policia e Kosovës sekuestron marihuanë dhe pajisje – arrestohen dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën