TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dështojnë planet ruse në Beograd

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Lavror: Rusia është e përgatitur për raundin e tretë të bisedimeve

In this handout photo released by Russian Foreign Ministry Press Service, Russian Foreign Minister Sergey Lavrov listens to the U.N. special envoy for Syria Geir Pedersen, right back to a camera, during their talks in Moscow, Russia, Wednesday, Feb. 23, 2022. (Russian Foreign Ministry Press Service via AP)

Mysafiri nuk erdhi, prandaj dolën për të festuar.

Këta të rinj serb, u mblodhën mëngjesin e së hënës në Beograd, për t’iu gëzuar anulimit të vizitës së kryediplomatit rus, Sergey Lavrov.

“Sot, Serbia ka arsye që të festojë, sepse avokati i krimeve të luftës dhe përfaqësuesi i agresionit mbi shtetin sovran të Ukrainës nuk arriti ta vizitonte Beogradin. Krejt kjo, falë ndihmës së shteteve tona mike”, tha Cedomir Sojkovic, protestues serb.

Madje për këtë, kanë përgatitur edhe falënderimet për Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e Bullgarinë, që nuk i dhanë leje për fluturim, Lavrovit.

Por, ndërtesa para të cilës po protestojnë, megjithatë e priti një mysafir rus.

Brenda saj, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, priti në takim, ambasadorin rus, Aleksandër Botsan- Kharchenko.

Ky i fundit, e informoi presidentin serb në detaje, për arsyet e anulimit të vizitës së Lavrov në Beograd.

E të gjitha këto Vucic tha se ambasadori rus i solli të dokumentuara, por që do t’i shpalos në një intervistë televizive të hënën mbrëma.

Ndërkohë për këtë, është deklaruar edhe vet ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov.

“Vendimi është marrë nga disa anëtarë të NATO-s, dhe vendimet që penguan realizimin e kësaj vizite në Serbi, janë sigurisht të paimagjinueshme. Kjo ishte një privim i të drejtës së një shteti sovran për ta kryer detyrën në politikën e jashtme”, tha Lavrov.

Ndërkohë, profesori unveristar, Arben Fetoshi, thotë se veprimi i tri shteteve ballkanike, e tregon vendosmërinë e NATO-së, për të mos lejuar që agjenda ruse të dalë jashtë zonës së konfliktit në Ukrainë.

“Unë besoj që është një mesazh i qartë i NATO-së, për të mos lejuar viziten e Lavrov në Beograd, aq më tepër duke i pasur parasysh raportimet që ne Beograd do të vinte edhe  Dodik, që me automatizëm i ngriste shqetësimet për arsyet e vizitës së tij”, deklaroi Fetoshi.

Pas deshtimit të kësaj vizite, autoritetet ruse kanë ftuar ministrin e jashtëm serb, Nikola Selakovic, që ta vizitojë Moskën.

Raporti i gazetarit Fidan Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fondi i Garancisë Kreditore shënon 10 vjet me mbi 1 miliard euro kredi

Fondi i Garancisë Kreditore shënon 10 vjet me mbi 1 miliard euro kredi

Maqedonci në Gjermani: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës

Maqedonci në Gjermani: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës

Komisioni miraton Projektligjin për marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s

Komisioni miraton Projektligjin për marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet Kosovës dhe EFTA-s

Miratohet Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Miratohet Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Avdullahu e Hajdari me kontrata te reja te Hoffenheimi

Avdullahu e Hajdari me kontrata te reja te Hoffenheimi

Vdiq Rexhep Qosja

Vdiq Rexhep Qosja

Si të mbroheni nga poleni?

Si të mbroheni nga poleni?

Liga e Parë, derbi i xhiros në Gjakovë

Liga e Parë, derbi i xhiros në Gjakovë

Fondi i Garancisë Kreditore shënon 10 vjet me mbi 1 miliard euro kredi

Fondi i Garancisë Kreditore shënon 10 vjet me mbi 1 miliard euro kredi

Shorter, “MVP” i publikut publikut për gjysmëfinalen e parë

Shorter, “MVP” i publikut publikut për gjysmëfinalen e parë

Maqedonci në Gjermani: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës

Maqedonci në Gjermani: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën