TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Basha: 1 Tetori i vitit 1997, dita kur studentët lëkundën regjimin shovinist

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Basha: 1 Tetori i vitit 1997, dita kur studentët lëkundën regjimin shovinist

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka kujtuar 28-vjetorin e protestave historike të 1 Tetorit 1997, duke vlerësuar këtë datë si një nga më të rëndësishmet në historinë e rrugëtimit të Kosovës për liri.

Në një postim në Facebook, Basha ka theksuar se 1 Tetori, që prej themelimit të Universitetit të Prishtinës, ka qenë dita simbolike e fillimit të vitit akademik, por pas përjashtimit të dhunshëm të studentëve dhe profesorëve shqiptarë në vitin 1990 nga regjimi i Millosheviçit, mësimi u detyrua të vazhdojë në shtëpi e objekte private.

Ai ka shtuar se këto protesta u bënë pararendëse të organizimeve të mëvonshme popullore dhe çlirimit të Kosovës në vitin 1999, duke i cilësuar studentët e asaj kohe si “zëri i një kombi të tërë”.

Postimi i plotë i Dimal Bashës

1 tetori, që prej themelimit të Universitetit të Prishtinës, ishte dita e fillimit të vitit të ri akademik. Por nga viti 1990, kur profesorët e studentët shqiptarë u përjashtuan dhunshëm nga hapësirat universitare nga regjimi fashist i Millosheviçit, viti akademik nuk zhvillohej më në amfiteatrot e Universitetit, por nëpër shtëpi e lokale private të shndërruara në klasa.

Më 1 tetor 1997, studentët dhe profesorët zgjodhën që dita e parë e vitit të ri akademik të shënohej me një akt, i cili u bë rrethanë e çmuar me ndikim të madh historik: protestat studentore që tronditën Kosovën, e bënë edhe botën të shihte me sy të lirë shtypjen në të gjitha sferat jetësore që ushtrohej ndaj shqiptarëve.

Atë ditë, të prirë nga Rektori Ejup Statovci, bashkë me profesorë dhe mijëra studentë, vala e studentëve u nis nga lagjja Velania për në kampusin universitar. Marshimi i tyre u përball me kordone të hekurta të policisë serbe, që reaguan me dhunë brutale, me rrahje e arrestime, por pa mundur ta zbehin qëndresën e vendosmërinë e asnjërit protestues. Në mes të dhunës, para syve të gazetarëve nga gjithë bota, studentët e Universitetit të Prishtinës e ngritën zërin e një kombi të tërë që kërkonte dije, barazi e liri.

Si i tillë, 1 tetori i vitit 1997 shënoi kthesën e madhe. Regjimi shovinist sado që rriste dhunën, filloi të lëkundej. Studentët në këmbë u bënë pararendës të rrugës që çoi drejt organizimit të mëtejmë popullor, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimit përfundimtar të vendit tonë në qershor të vitit 1999.

Sot, 28 vjet më pas, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të gjithë ata që morën pjesë në protestë, duke e bërë meritorisht 1 tetorin ditë të studentëve dhe një nga datat më domethënëse të rrugëtimit tonë për liri.
Nderime të gjithë pjesëmarrësve të protestave të 1 tetorit 1997!
Nderime për të gjithë personelin akademik të kohës me në krye rektorin Ejup Statovci!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte

Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lufte

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Rrrecaj: Kriza filloi me 28 dhjetor, ofertat e VV joserioze

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Hajdari: Opozita do duhej të propozonte emra për president, ta sfidonte pushtetin

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Axios: Irani vendos mina të reja në Ngushticën e Hormuzit

“Këndi i Debatit” 23.04.2026

“Këndi i Debatit” 23.04.2026

“InfoNata” 23.04.2026

“InfoNata” 23.04.2026

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Molliqaj: Kurti do zgjidhje për presidentin sipas kushteve të tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën