TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Veliaj dorëzon padi në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit si kryebashkiak i Tiranës

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Veliaj dorëzon padi në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit si kryebashkiak i Tiranës

Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Ai e cilëson vendimin si “të paligjshëm dhe antikushtetues”, duke iu referuar nenit 115 të Kushtetutës, sipas të cilit një kryetar bashkie mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda.

Në këtë kontekst, ai argumenton se ligji “Për vetëqeverisjen vendore” ka specifikuar dy raste që përbëjnë “shkelje të rëndë”: kur kryetari dënohet penalisht me vendim të formës së prerë dhe kur mungon në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Sipas Veliajt, ai ende nuk është dënuar përfundimisht dhe mungesa e tij në detyrë nuk ka ardhur me vullnetin e tij, por prej një pamundësie objektive të shkaktuar nga masa e paraburgimit.

“Dënimi penal me vendim të formës së prerë (gërma “b”) është një formë tipike e shkeljes së rëndë të ligjit/kushtetutës për një funksionar si Kryetari i Bashkisë; ndërsa mosparaqitja në detyrë për tre muaj (gërma “c”) përbën shkelje të rëndë nëse kryetari i bashkisë, pa pasur ndonjë shkak objektiv, ka zgjedhur me vullnet të lirë të mos ushtrojë funksionin e tij. Në të kundërt, kur mungesa është rezultat i një pamundësie objektive ose rrethana të jashtëzakonshme që e bëjnë të pamundur ushtrimin e funksionit, ajo nuk mund të konsiderohet ‘shkelje e rëndë’”, shkruhet në ankimin e Veliajt.

Ai argumenton se neni 62, në interpretim me nenin 115 të Kushtetutës, parashikon shkarkimin vetëm kur mungesa është e pajustifikuar dhe e zgjedhur me vullnet të lirë.

“Mungesa e Kryetarit të Bashkisë, për shkak të një pamundësie objektive të shkaktuar nga paraburgimi nuk përmbush kriterin kushtetues të “shkeljes së rëndë”. Neni 62, interpretuar së bashku me nenin 115 të Kushtetutës, e parashikon mungesën si shkak shkarkimi vetëm kur është i pajustifikuar, pra kur buron nga vullneti i personit, sepse vetëm në këtë rast mungesa mund të përbëjë “shkelje të rëndë“, jo kur mungesa është për shkaqe objektive, të pavarura nga vullneti i funksionarit. Në rastin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, mungesa ishte rezultat i një mase sigurie, pra një pamundësi objektive”, argumenton Veliaj.

Nëse pranohet një interpretim që zgjeron shkaqet e shkarkimit përtej atyre të përcaktuara në Kushtetutë, Veliaj argumenton se do të krijohej një normë ligjore antikushtetuese.

“Nëse do të pranohej e kundërta, atëherë do të kishim të bënim me një normë ligjore antikushtetuese, pasi ligjvënësi do të kishte shtuar një shkak të ri për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, ndonëse kushtetutëbërësi, me qëllim garantimin maksimal të autonomisë vendore, e ka përcaktuar shprehimisht dhe në mënyrë të kufizuar në Kushtetutë shkakun e shkarkimit të Kryetarit të Bashkisë dhe nuk ka dhënë autorizim për zgjerimin me ligj të shkaqeve të shkarkimit“, argumenton ai.

Ankimimi i Veliajt pezullon shkarkimin e tij dhe ngrin procesin e përcaktimit të një date për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës, deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese.

Me propozim të këshilltarëve socialistë, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi 6 ditë më parë pro shkarkimit të Veliajt, pas një mungese 7-mujore në detyrë, duke qenë nën arrest me burg nga SPAK për disa akuza. Vendimi për shkarkimin e tij u firmos më pas nga Këshilli i Ministrave më 25 shtator./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kandiq: E domosdoshme marrja në pyetje e Vuçiqit për rastin “Sarajevo Safari”

Kandiq: E domosdoshme marrja në pyetje e Vuçiqit për rastin “Sarajevo Safari”

Aksident në rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me automjetin, lëndohen 3 persona

Aksident në rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me automjetin, lëndohen 3 persona

Shqipëri-Turqi, bashkëpunim në aviacionin ushtarak, teknologji dhe mbështetje teknike

Shqipëri-Turqi, bashkëpunim në aviacionin ushtarak, teknologji dhe mbështetje teknike

Gjenerali i lartë i inteligjencës ruse qëllohet disa herë me armë në Moskë

Gjenerali i lartë i inteligjencës ruse qëllohet disa herë me armë në Moskë

Hendboll, xhiroja e 15-të, derbi në Gjakovë

Hendboll, xhiroja e 15-të, derbi në Gjakovë

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Hargreaves: NATO-ja është kyç për të ardhmen e Kosovës

Zhegrova kritikohet ashpër edhe nga ish-lojtari i Juventusit

Zhegrova kritikohet ashpër edhe nga ish-lojtari i Juventusit

Ndihmëstrajneri i Hoffenheimit flet për interesimin e Bayernit për Asllanin

Ndihmëstrajneri i Hoffenheimit flet për interesimin e Bayernit për Asllanin

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Me marshim drejt Qeverisë, përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Kandiq: E domosdoshme marrja në pyetje e Vuçiqit për rastin “Sarajevo Safari”

Kandiq: E domosdoshme marrja në pyetje e Vuçiqit për rastin “Sarajevo Safari”

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e Mitehat Llozhanit në Serbi

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e Mitehat Llozhanit në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën