TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Guterres: Gaza, konflikti më i rëndë që nga fillimi i mandatit tim në OKB

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Shefi i OKB-së: Shtetësia për palestinezët është një e drejtë, jo shpërblim

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres duke folur në hapjen e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme që po mbahet në Nju Jork,  përmendi disa nga konfliktet më të mëdha globale, duke e nisur me luftën në Sudan dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Megjithatë, ai vuri theksin te lufta në Gaza, e cila pritet të dominojë Debatin e Përgjithshëm të këtij viti.

“Në Gaza, tmerret po i afrohen vitit të tretë monstruoz. Ato janë rezultat i vendimeve që sfidojnë humanitetin bazik. Shkalla e vdekjes dhe shkatërrimit është përtej çdo konflikti tjetër në vitet e mia si Sekretar i Përgjithshëm”, tha ai.

Ai përmendi edhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), gjykatën më të lartë të OKB-së, e cila ka lëshuar disa urdhra lidhur me Gazën, përfshirë thirrjet drejtuar Izraelit që të ndërmarrë masa për të parandaluar gjenocidin, të lejojë hetime dhe të rrisë ndihmën humanitare, citon Al Jazeera.

“Asgjë nuk mund të justifikojë sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit të 7 tetorit dhe marrjen e pengjeve, të cilat i kam dënuar vazhdimisht. Dhe asgjë nuk mund të justifikojë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez dhe shkatërrimin sistematik të Gazës”, tha ai.

“E dimë se çfarë nevojitet: Armëpushim i përhershëm tani. Të gjithë pengjet të lirohen tani. Qasje e plotë humanitare tani. Dhe nuk duhet të dorëzohemi te e vetmja përgjigje e qëndrueshme për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme: një zgjidhje me dy shtete”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria dhe Kroacia pajtohen për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes, i mohojnë përsëri pretendimet e Serbisë

Shqipëria dhe Kroacia pajtohen për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes, i mohojnë përsëri pretendimet e Serbisë

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të kokainës, 11 urdhër-arreste dhe 12 milionë euro pasuri të sekuestruara

SPAK godet rrjetin ndërkombëtar të kokainës, 11 urdhër-arreste dhe 12 milionë euro pasuri të sekuestruara

Rama vizitë në Itali, pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni

Rama vizitë në Itali, pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni

Hoxha: Vëmendje e veçantë për situatën e shqiptarëve në Serbi

Hoxha: Vëmendje e veçantë për situatën e shqiptarëve në Serbi

Ukshini: Konjufca do të ishte president më i mirë se Osmani

Ukshini: Konjufca do të ishte president më i mirë se Osmani

Spahiu: Kurti po ul “pazarin” për presidentin, opozita s’ka interes për bashkëqeverisje

Spahiu: Kurti po ul “pazarin” për presidentin, opozita s’ka interes për bashkëqeverisje

“Ma kanë drejtu atë kondakun jam rrëzu jam alivanosë”, rrëfim nga Skenderaj për të bëmat e Dejan Peleviq që u arrestua për krime lufte

“Ma kanë drejtu atë kondakun jam rrëzu jam alivanosë”, rrëfim nga Skenderaj për të bëmat e Dejan Peleviq që u arrestua për krime lufte

Bayern fiton finalen e parakohshme, eliminon Realin

Bayern fiton finalen e parakohshme, eliminon Realin

Arsenali mbron nderin e anglezëve në Ligën e Kampionëve

Arsenali mbron nderin e anglezëve në Ligën e Kampionëve

Emisioni “Info Nata” 15.04.2026

Emisioni “Info Nata” 15.04.2026

Policia Kufitare ndalon kontrabandën me shpezë në magjistralen Preshevë–Gjilan

Policia Kufitare ndalon kontrabandën me shpezë në magjistralen Preshevë–Gjilan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën