TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fluturimi i disa dronëve mbi Aeroportin e Kopenhagenit ngjall dyshime për përfshirje ruse

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Fluturimi i disa dronëve mbi Aeroportin e Kopenhagenit ngjall dyshime për përfshirje ruse

Disa dronë të paidentifikuar mbyllën hapësirën ajrore mbi Aeroportin e Kopenhagenit të hënën në mbrëmje, duke shkaktuar shqetësime se Rusia mund të jetë pas fluturimit mbi aeroportin më të madh të Skandinavisë.

Policia tha se nuk kishte asnjë tregues se operatorët e dy ose tre dronëve kishin ndërmend t’i shkaktonin dëm dikujt dhe dronët u zhdukën pas disa orësh. Incidenti shkaktoi një ndërprerje të madhe të trafikut ajror brenda dhe jashtë aeroportit.

Edhe pse nuk ishte menjëherë e qartë se kush qëndronte pas mbikalimit, kryeministri i Danimarkës dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s thanë se përfshirja ruse nuk mund të përjashtohej, shkruan AP.

Dhe tani Danimarka – tashmë e shqetësuar për shkak të afërsisë me Rusinë – do t’i bashkohet një grupi vendesh në vijën e parë të frontit të premten për të diskutuar planet e Bashkimit Evropian për një “mur kundër dronëve”.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen e quajti atë “sulmin më serioz ndaj infrastrukturës kritike daneze deri më sot”.

Për këtë ka shkruar edhe kryesuesja e BE-së, Ursula von der Leyen  e cila tha se ndonëse ende nuk kanë fakte se kush qëndron pas tyre, tashmë ka një model të kontestimit të kufinjëve të vendeve evropiane.

“Ndërsa faktet ende po përcaktohen, është e qartë se po dëshmojmë një model të kontestimit të vazhdueshëm në kufijtë tanë. Infrastruktura jonë kritike është në rrezik. Dhe Evropa do t’i përgjigjet këtij kërcënimi me forcë dhe vendosmëri.”

Kurse, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se ishte “shumë herët për të thënë” nëse Rusia ishte e përfshirë, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë sugjerimet se Moska mund të jetë e përfshirë.

“Çdo herë dëgjojmë akuza të pabaza”, tha ai në një telefonatë me gazetarët të martën, duke shtuar se “një parti që merr një qëndrim serioz dhe të përgjegjshëm nuk duhet të bëjë akuza të tilla të pabaza përsëri e përsëri.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi i Malit të Zi miraton dy ditë pushim të paguar për gratë me menstruacione të dhimbshme

Kuvendi i Malit të Zi miraton dy ditë pushim të paguar për gratë me menstruacione të dhimbshme

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Omani i propozon Iranit mekanizëm të përbashkët për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Tërmet 7.1 ballë godet Japoninë jugore, lëshohet paralajmërim për cunami

Tërmet 7.1 ballë godet Japoninë jugore, lëshohet paralajmërim për cunami

Delegacioni i Hamasit udhëton në Egjipt për takime me ndërmjetësuesit

Delegacioni i Hamasit udhëton në Egjipt për takime me ndërmjetësuesit

Myftiu Tërnava nderohet me mirënjohje nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

Myftiu Tërnava nderohet me mirënjohje nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

Njësitet e Policisë, EULEX-it në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut

Njësitet e Policisë, EULEX-it në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut

Stones firmos për dy vjet me Interin

Stones firmos për dy vjet me Interin

Bayerni garanton qëndrimin e Olises

Bayerni garanton qëndrimin e Olises

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Dukagjini synon eliminimin e Luganos

Dukagjini synon eliminimin e Luganos

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën