TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A po pret kryeministri përfaqësues të shteteve në zyrë?

Në fund të muajit gusht, Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me ministrat e kabinetit të tij brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë. Por në qeveri, thonë që kryeministri ka zhvilluar takime me disa përfaqësues të shteteve në zyrën e tij.

by Fetije Kamberi
3 muaj ago
0 0
A A

Të martën zhvilloi takime zyrtare në Kosovë.

Por kryesuesja e OSBE-së, Elina Valtonen nuk e takoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla.

Mos takimi me ta, ngjalli kureshtje të gazetarëve.

“Më lejoni të shprehem kështu: Shpresojmë fuqimisht që shumë shpejt të gjendet një zgjidhje për ngërçin aktual në Kuvend dhe Qeveri”, u shpreh ajo.

Më 28 gusht,  Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me ministrat e kabinetit të tij brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Mirëpo, Zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu tha se së fundi, kryeministri Kurti ka mbajtur takime pune brenda zyrës në qeveri.

“Kushdo që kërkon takim me Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, duhet të vijë në vendin ku punon Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ai nuk mbanë takime pune edhe jashtë zyrës së tij. Takime jashtë mjediseve të kryeministrisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën edhe gjatë kohës sa ka qenë me mandat të plotë, por ato gjithmonë janë aranzhuar në dakordim të plotë të palëve. Kryeministri në vazhdimësi pret palë, zyrtarë dhe përfaqësues të shteteve në zyrën e tij. Së fundmi e kemi rastin me takimet mirëseardhëse me ambasadorët e ri të Finlandës dhe Sllovenisë, dhe Komisionerin e Lartë të OSBE-së Pakicat Kombëtare”, ka thënë Kryeziu.

E njohësi i zhvillimeve politike, Albinot Maloku ka analizuar pezullimin e takimeve në zyrë të kryeministrisë.

Tëvë1 për pezullimin e takimeve në kryeministri, ka dërguar pyetje edhe në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, por deri në momentit të publikimit të kronikës, nuk ka marrë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Emisioni “Info Nata”

Emisioni “Info Nata”

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën