TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndihesh i stresuar? Pesë mënyra për ta menaxhuar

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Ndihesh i stresuar? Pesë mënyra për ta menaxhuar

Vera ka përfunduar. Pushimet duken si kujtim i largët dhe papritur iu kthyem rutinës së përditshme e dinamike.

Stresi nga ky ndryshim, patjetër se ndikon në shëndet, disponim dhe marrëdhëniet me të tjerët. Na bën të ndihemi më të lodhur e më të tërhequr.

Kortizoli, shpesh i quajtur “hormoni i stresit”, nuk duhet të shihet vetëm si armik, pasi ndihmon të zgjohemi, të qëndrojmë të vëmendshëm dhe t’i menaxhojmë ndryshimet.

Sekreti është ta mbajmë të balancuar dhe jo ta eliminojmë.

Ja pesë mënyra të thjeshta, të mbështetura nga shkenca, për të menaxhuar stresin:

1. Ndalo së stresuari për të

Si për ironi, duke u shqetësuar për efektet e stresit, mund ta bëjmë edhe më keq gjithë situatën.

Sa më shumë flasim për stresin aq më keq ndikon, prandaj provo të mos shqetësohesh si po ndihesh aktualisht.

Stresi është pjesë shumë normale e jetës dhe sidomos kur përjetojmë ndryshime. Gjithashtu, stres na shkakton edhe përditshmëria, kujdesi për ata që i duam, kujdesi ndaj fëmijëve, ndryshimet në punë.

Në vend që të stresohesh, pranoji si rutinë aktuale dhe kujtoja vetes se asgjë nuk zgjatë përgjithmonë.

2. Ushtrimet

Mënyra më e mirë që në mënyrë psikike ta menaxhojmë stresin është të bëjmë ushtrime.

Madje ushtrimet e bëjnë të njëjtën gjë që edhe e stresi e bën; rrit të rrahurat e zemrës, rrit shtypjen e gjakut, të bën të marrësh frymë më shpejtë dhe të lirosh adrenalinën e kortizolin.

E nëse po stresohesh duke menduar se çfarë ushtrimesh duhet të bësh apo cilin fitnes ta zgjedhësh, atëherë kujtohu se secila formë e ushtrimeve është e mirë. Një ecje e thjeshtë, joga apo ndonjë aktivitet tjetër që edhe e shijon në të njëjtën kohë.

3. Prioritizoje gjumin

Mundohu që të shkosh në shtrat herët dhe në të njëjtën orë. Gjithashtu zgjohu në të njëjtën orë dhe gradualisht krijoje si rutinë.

E nëse në ndonjë natë e gjen veten duke mos të të zënë gjumi, mos u shqetëso, sepse është shumë normale.

Trupi mund të funksionojë edhe me më pak gjumë herë pas here, dhe me kalimin e kohës ritmet e tij natyrore do të rikthehen në ekuilibër.

4. Fokusohu në veten tënde

Të menaxhosh stresin nuk është vetëm ta mënjanosh negativitetin. Sigurohu që je duke ngrënë shëndetshëm dhe me shumë fruta, perime dhe ushqimet të kenë të gjitha proteinat e nevojshme për trupin tënd.

Mundohu të gjesh pak kohë cilësore për veten, ku mund të relaksohesh dhe të rifitosh energjitë.

Merr disa minuta për të menduar rreth ditës apo javës që ke përpara, çfarë mund të jetë sfiduese dhe si mund të ecësh me ritmin tënd.

Për mua, planifikimi paraprak për gatime ndihmon në shmangien e stresit në mbrëmje pas punës.

5. Fol për to

Të gjithë shqetësohen për para, punë apo familje. Kur i mbajmë këto shqetësime brenda vetes, ato rriten dhe na rëndojnë. Por kur i ndajmë me dikë që na kupton e na do, pesha lehtësohet dhe marrim një perspektivë tjetër – edhe nëse ai person nuk ka zgjidhje për problemin.

Ndonjëherë mjafton t’i thuash me zë të lartë për t’i bërë më të përballueshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ky është vendi më i sigurt për t’u vizituar në vitin 2026

Ky është vendi më i sigurt për t’u vizituar në vitin 2026

A zgjoheni gjatë natës? Arsyeja mund të jetë më interesante se mendoni

A zgjoheni gjatë natës? Arsyeja mund të jetë më interesante se mendoni

Trendi “Silent Luxury” rikthehet fuqishëm këtë vjeshtë: Eleganca që nuk bërtet më shumë se duhet!

Trendi “Silent Luxury” rikthehet fuqishëm këtë vjeshtë: Eleganca që nuk bërtet më shumë se duhet!

Rituali 30-sekondësh që bëjnë çdo mëngjes njerëzit e suksesshëm

Rituali 30-sekondësh që bëjnë çdo mëngjes njerëzit e suksesshëm

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur dy ditë më parë, arrestohet një person

Studentët përfitojnë 50% zbritje në udhëtimet me tren

Studentët përfitojnë 50% zbritje në udhëtimet me tren

Presidenca për Isa Mustafën: Koha e tij në politikë, fatmirësisht ka perënduar

Presidenca për Isa Mustafën: Koha e tij në politikë, fatmirësisht ka perënduar

Ky është vendi më i sigurt për t’u vizituar në vitin 2026

Ky është vendi më i sigurt për t’u vizituar në vitin 2026

Drita mysafire e Shelbourne, Shkëndija e pret ekipin nga Madridi

Drita mysafire e Shelbourne, Shkëndija e pret ekipin nga Madridi

Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027

Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027

Zbulohet pamja e telefonit të parë inteligjent të Samsungut me tre palosje

Zbulohet pamja e telefonit të parë inteligjent të Samsungut me tre palosje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën