TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arratisen 3 emigrantë nga qendra në Vranidoll

Dy shtetas të Bangladeshit dhe një nga Maroku janë arratisur nga Qendra e Mbajtjes së Emigrantëve në Vrandoll të Prishtinës. Të njëjtit u larguan në orët e para të së mërkurës. Policia e Kosovës është duke hetuar rastin derisa nuk dihen arsyet që dërguan deri tek kjo arratisje.

by Doresa Geci
3 muaj ago
0 0
A A

Është vendi ku strehohen emigrantët të cilët vijnë nga vendet e huaja në Kosovë.

Qindra persona gjatë vitit, qëndrojnë në këtë Qendër të Emigrantëve e cila ndodhet në Vranidoll të Prishtinës.

Por nga kjo qendër në orët e para të së mërkurës vendosën të largohen tre persona.

Rastin është duke e hetuar Policia e Kosovës.

“Raportohet se dy meshkuj nga Bangladeshi dhe një mashkull nga Maroku, për arsye të pa njohur janë arratisur nga qendra. Rasti është duke u hetuar”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Ish drejtori i drejtorisë së Emigracionit në Policinë e Kosovës, Refki Morina, tregon arsyet e mundshme që ndikojnë që emigrantët të largohen nga këto qendra.

“Çdo veprim që bie ndesh me ligjet në Kosovë ai përgjigjet për veprimtarin e vet dhe personat e tillë mund të kthehen nga kanë ardhur. Shumica prej këtyre personave që kërkojnë azil në Kosovë si destinacion i kanë vendet perëndimore”, shprehet Morina.

Kurse sipas jurisit Anton Nrecaj, largimi në këtë formë nga Qendra për Mbajtjen e Emigrantëve mund të ketë edhe pasoja ligjore për të njëjtit.

“Natyrisht kur kapen nga organet e drejtësisë këta persona automatikisht deportohen në  vendin e tyre, gjithmonë duke iu shkaktuar masë e sanksioneve. Hapi i parë është që të riatdhesohen në vendin e tyre dhe situata të tilla nuk është që nuk kemi pasur  por edhe në të kaluarën kjo pasi Qendra e Azilantëve nuk kanë mbikëqyrje të mjaftueshme”, ka thënë ai.

Në Qendrën e Mbaj​tjes së Emigrantëve në Vranidoll, qëndrojnë persona nga shtete të ndryshe të botës, që zihen duke qëndruar në Kosovë pa dokumente.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim, në kuadër të Ministrinë e Punëve të Brendshme, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyra e Kryeministrit: Në takimin Kurti–KFOR u diskutua siguria dhe bashkëpunimi në vend

Zyra e Kryeministrit: Në takimin Kurti–KFOR u diskutua siguria dhe bashkëpunimi në vend

Gjeografia e klasës së 7-të në Maqedoninë e Veriut, libri në gjuhën shqipe thotë se: Kosova është pjesë e Serbisë

Gjeografia e klasës së 7-të në Maqedoninë e Veriut, libri në gjuhën shqipe thotë se: Kosova është pjesë e Serbisë

KEK prodhon energjinë me tri blloqe, vazhdojnë sanimet në bllokun A3

KEK prodhon energjinë me tri blloqe, vazhdojnë sanimet në bllokun A3

Spitali i Pejës zvogëlon 40 shtretër, qytetarët të shqetësuar

Spitali i Pejës zvogëlon 40 shtretër, qytetarët të shqetësuar

“Matrix”- 08.12.2025

“Matrix”- 08.12.2025

Zyra e Kryeministrit: Në takimin Kurti–KFOR u diskutua siguria dhe bashkëpunimi në vend

Zyra e Kryeministrit: Në takimin Kurti–KFOR u diskutua siguria dhe bashkëpunimi në vend

Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë

Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë

Gjeografia e klasës së 7-të në Maqedoninë e Veriut, libri në gjuhën shqipe thotë se: Kosova është pjesë e Serbisë

Gjeografia e klasës së 7-të në Maqedoninë e Veriut, libri në gjuhën shqipe thotë se: Kosova është pjesë e Serbisë

KEK prodhon energjinë me tri blloqe, vazhdojnë sanimet në bllokun A3

KEK prodhon energjinë me tri blloqe, vazhdojnë sanimet në bllokun A3

Spitali i Pejës zvogëlon 40 shtretër, qytetarët të shqetësuar

Spitali i Pejës zvogëlon 40 shtretër, qytetarët të shqetësuar

Kurti pret në takim Alban Skënderajn: Koncerte të jashtëzakonshme në Prishtinë

Kurti pret në takim Alban Skënderajn: Koncerte të jashtëzakonshme në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën