TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon se do të kryejnë sulme të dhunshme ndaj Gazës

by teve1
10 muaj ago
2
A A
Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon se do të kryejnë sulme të dhunshme ndaj Gazës

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, deklaroi se ushtria izraelite është përgatitur të zgjerojë sulmet e saj ndaj Qytetit të Gazës dhe kërcënoi se edhe sot do të kryejnë sulme të dhunshme ndaj qytetit.

Në një postim në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, Katz tha se ata do të kryejnë sulme të reja ndaj ndërtesave të larta dhe strukturave të tjera në Gaza.

Duke kërkuar që Hamasi të dorëzojë pengjet izraelite dhe armët, Katz kërcënoi se: “Përndryshe Gaza dhe ju do të shkatërroheni”.

Katz tha se ushtria izraelite dje ka shkatërruar plotësisht 50 ndërtesa dhe pjesërisht 100 të tjera në Qytetin e Gazës, ndërsa ka bërë përgatitje që të zgjerojë sulmet e saj.

Izraeli vendosi të pushtojë Qytetin e Gazës

Kabineti izraelit i Sigurisë më 8 gusht miratoi planin për të pushtuar Qytetin e Gazës në pjesën veriore të rajonit.

Sipas planit, afërsisht 1 milion palestinezë do të zhvendoseshin në jug në fazën e parë, qyteti do të rrethohej dhe pas sulmeve intensive, do të pushtohej.

Ndërsa në fazën e dytë parashikohet pushtimi i kampeve të refugjatëve në qendrën e qytetit të Gazës, kryesisht të rrënuar.

Shënjestrohen qëllimisht ndërtesa shumëkatëshe

Si pjesë e planit të tij për të pushtuar Qytetin e Gazës, Izraeli në tre ditët e fundit ka shkatërruar ndërtesa palestineze, kryesisht ndërtesa shumëkatëshe.

Në këtë kontekst, u hodhën në erë më 5 shtator ndërtesa shumëkatëshe e quajtur “Mushtaha”, më 6 shtator ndërtesa “Al-Susi” dhe dje ndërtesa “Ar-Ru’ya”.

Sulmet ndaj këtyre ndërtesave shumëkatëshe, ku jetojnë qindra palestinezë, po dëmtojnë gjithashtu tendat dhe ndërtesat përreth. Kjo është një përpjekje për t’i shtyrë palestinezët drejt jugut.

Në një deklaratë në mbledhjen javore të kabinetit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ata do të intensifikojnë sulmet e tyre për të pushtuar Qytetin e Gazës, duke zhvendosur me forcë 100.000 palestinezë nga qyteti./Anadolu

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk besojmë në qeverisjen e Kurtit, s’hyjmë në koalicion me të

Arifi: Nuk besojmë në qeverisjen e Kurtit, s’hyjmë në koalicion me të

​160 zjarre në Shqipëri brenda dy javësh

​160 zjarre në Shqipëri brenda dy javësh

Vrasja e 20-vjeçarit kosovar në Suedi, dyshohet për atentat, arrestohet i dyshuari

Vrasja e 20-vjeçarit kosovar në Suedi, dyshohet për atentat, arrestohet i dyshuari

Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar mbërrijnë në Ankara për Samitin e NATO-s

Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar mbërrijnë në Ankara për Samitin e NATO-s

Ahmeti: Rritja ekonomike prej 4.1% është shqetësuese, Kosova ka ngecur nën 5%

Ahmeti: Rritja ekonomike prej 4.1% është shqetësuese, Kosova ka ngecur nën 5%

Dokumentari që trazon narrativat serbe për luftërat e viteve ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën

Dokumentari që trazon narrativat serbe për luftërat e viteve ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën

Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë, paralajmëron rehabilitim dhe zgjerim

Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë, paralajmëron rehabilitim dhe zgjerim

​Grupi “Anti-Abdixhik” në LDK pretendon se siguroi firmat për Kuvendin e Jashtëzakonshëm

​Grupi “Anti-Abdixhik” në LDK pretendon se siguroi firmat për Kuvendin e Jashtëzakonshëm

Arifi: Nuk besojmë në qeverisjen e Kurtit, s’hyjmë në koalicion me të

Arifi: Nuk besojmë në qeverisjen e Kurtit, s’hyjmë në koalicion me të

Gërvalla: Synojmë një sistem drejtësie më efektiv në mbrojtjen e viktimave të dhunës

Gërvalla: Synojmë një sistem drejtësie më efektiv në mbrojtjen e viktimave të dhunës

Kroacia planifikon ta rrisë numrin e ushtarëve në misionin e NATO-s në Kosovë

Kroacia planifikon ta rrisë numrin e ushtarëve në misionin e NATO-s në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën