TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Foda kërkon fitore ndaj Suedisë

by tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Foda thotë se Kosova luan për dy fitore në dy ndeshjet e tetorit

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda beson në fitore ndaj Suedisë, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që luhet të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Foda ka pranuar se Suedia është favorite në këtë përballje, por personalisht beson se Kosova do të paraqitet shumë më mirë sesa ndaj Zvicrës.

Kosova të premten e nisi ciklin eliminator në Basel, ku u mposht nga Zvicra 4:0 në kuadër të Grupit B.

“E kemi analizuar ndeshjen e fundit të Suedisë. Suedia ka lojtarë shumë të mirë, shumë të fuqishëm, sidomos në sulm. E kemi parë që dy sulmuesit do të jenë të pranishëm. Do t’i shikojmë të gjithë skenarët., E dimë që Suedia ka shumë përvojë. Suedia do të jetë favorite. E rëndësishme të tregojmë fytyrë tjetër në krahasim me ndeshjen ndaj Zvicrës. Në pjesën e dytë kemi luajtur shumë mirë dhe duam të luajmë atë ndeshje me Suedinë. Jemi në shtëpi dhe duam të fitojmë”, tha Foda.

Ai foli edhe për mungesën e kapitenit Amir Rrahmani, duke insistuar se kanë zëvendësim për mbrojtësin e Napolit.

“Amir Rrahmani është ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit. Mungojnë edhe Rashica, Hadërgjonaj, Zhegrova që po ashtu janë të rëndësishëm. Si kapiten dhe lider i ekipit, Rrahmani do të na mungojë. Na mbetet të gjejmë zgjidhje të tjera dhe mendoj se kemi mjaftueshëm mbrojtës për ta zëvendësuar kapitenin Rrahmani”, shtoi Foda.

Sa i përket disfatës nga Zvicra, Foda ka insistuar se nuk do të ndryshonte asgjë në formacion.

“Nuk do të ndryshoja asgjë nga ekipi. Të gjithë ishim shumë të bindur. I njëjti ekip luajti ndaj Islandës. Vetëm dy ndryshime ishin, Jashari e zëvendësoi Rashicën, Avdullahu luajti ndaj Berishës. Të gjithë ishim të kënaqur me atë ekip”, u shpreh ai.

Foda pret që ekipi i tij ti kënaq tifozët me lojë të mirë ndaj Suedisë.

“Ishim të vetëdijshëm që Zvicra ka ekip shumë të fortë. Duke ditur se Zvicra ka ekip të fortë, nuk kemi mundur ta zbatojmë mënyrën tonë të lojës. Në pasime nuk ishim preciz. Në mbrojtje kemi bërë gabime. Në pjesën e dytë kemi luajtur pak më mirë. Dje kemi analizuar shumë mirë gabimet e ndeshjes me Zvicrën. Kemi analizuar secilin gabim. Jam shumë i bindur se kundër Suedisë do të kemi paraqitje shumë të mirë. E dimë që do të jetë ndeshje me shumë intensitet, me presion të lartë. Do të ketë duele një kundër një. Do të gjejmë zgjidhje. Jemi në shtëpi dhe dëshirojmë t’i kënaqim tifozët, Dardanët, njëjtë si në ndeshjet e kaluara që i kemi fituar”, përfundoi Foda.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spanja eliminon Portugalinë

Spanja eliminon Portugalinë

Portugali – Spanjë formacionet zyrtare, Ronaldo startues në ndeshjen që mund të jetë e fundit në Botëror

Portugali – Spanjë formacionet zyrtare, Ronaldo startues në ndeshjen që mund të jetë e fundit në Botëror

Kërkohet hetim për posterët me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve në Serbi

Kërkohet hetim për posterët me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve në Serbi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës diplomon në Universitetin e Prishtinës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës diplomon në Universitetin e Prishtinës

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Theret një 34-vjeçar në Tiranë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca ‘tashmë përfiton’ nga industria mbrojtëse e Turqisë

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Spanja eliminon Portugalinë

Spanja eliminon Portugalinë

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën