Një person është dënuar me gjobë prej 1 mijë eurosh për hapjen ilegale të një rruge në Bjeshkën e Lybeniqit, në kuadër të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ku sipas saj zyrtarët e parkut, në bashkëpunim me Policinë, kanë dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informacioneve për ndërhyrje ilegale në këtë zonë.
“Ndaj punëkryesit është ngritur procesverbal dhe është shqiptuar gjobë mandatore në vlerë prej 1,000 eurosh. Ky është rasti i dytë i evidentuar në të njëjtin lokacion”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq për rastin është njoftuar edhe Prokuroria, ndërsa do të ndërmerren hapa të mëtejshëm ligjorë./teve1.info/








