TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 60 mijë euro për libra shkuan te prindërit e nxënësve që nuk shkollohen fare në Kosovë

Mbi 60 mijë euro të ndara për subvencionim të librave iu dhanë prindërve të cilët nuk i kishin plotësuar kriteret. E kjo pasi nuk kishte ndonjë masë kontrolli. Madje sipas ekspertëve këto para iu dhanë prindërve që jetojnë jashtë vendit e nxënësve të cilët mësojnë në sistemin paralel serb.

by Doresa Geci
5 muaj ago
15 1
A A

Tash e tri vite, Ministria e udhëhequr nga Arbërie Nagavci ka vendosur që të subvencionojë prindërit për blerjen e librave shkollorë.

Por këto mjete të ndara nga MASHTI janë keqpërdorur nga një pjesë e prindërve gjatë vitit 2024.

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, del që mbi 60 mijë euro janë dhënë si subvencion apo kanë aplikuar qytetarë të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret për fëmijët e tyre.

E madje sipas ish zëvendësministrit të arsimit, Dukagjin Popovci kjo shumë është edhe më e lartë.

“Faktikisht, këto 60 mijë euro kanë të bëjnë me një numër të shkollave pasi po t’i hynin të gjitha shkollave, kjo shumë do të kishte dalë shumë më e madhe. Mendoj që këtë vit janë ndërmarrë masa për evitimin pasi shkollat konfirmojnë për secilin nëse fëmijët janë në shkollë apo jo. Sepse ai keqpërdorim ka të bëjë pikërisht me këto situata kur fëmija nuk është në shkollë, jeton ose jashtë vendit ose është në sistemin paralel serb e atëherë nuk ka pas kush me verifiku”, tha Popovci.

E gjithë kjo sipas ekspertit të arsimit, Rinor Qehaja ka ardhur si pasojë e mosverifikimit të aplikacioneve.

“Ka munguar verifikimi, është marrë i mirëqenë çdo aplikim që ka ndodhur nga prindërit nga nxënësit  për subvencion të teksteve. Kjo për fat të mirë është korrigjuar dhe nga ky vit verifikimi bëhet nga koordinatorët në secilën shkollë për secilin nxënës”, tha Qehaja.

Edhe pse sipas ish zëvendësministrit, gjasa për keqpërdorim të mjeteve për blerjen e librave ende.

“Po prapë mundësi për keqpërdorime ka, pasi njerëzit mund të marrin librat por mos të blejnë libra, dhe besoj që këtë do ta tregojnë raportet e viteve të ardhshme”, tha Popovci.

Rreth këtyre keqpërdorimeve, ditë me parë ka reaguar edhe Ministria e Arsimit, duke thënë se këto raste të izoluara të vitit të kaluar tashmë janë adresuar dhe janë duke u trajtuar nga organet përkatëse.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Elezi: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Rinumërohen mbi 55% e vendvotimeve

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Manipuluesit e votave duhet të ndëshkohen

Dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA fillon në Abu Dhabi

Dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA fillon në Abu Dhabi

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Elezi: Rinumërimi përmbyllet javën e ardhshme, pastaj rezultatet përfundimtare

Hap historik për futsallin, mirëpritet përfshirja në Lojërat Mesdhetare 2030

Hap historik për futsallin, mirëpritet përfshirja në Lojërat Mesdhetare 2030

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Rinumërohen mbi 55% e vendvotimeve

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Erëra të forta të dielën në Prishtinë, komuna del me udhëzime për qytetarët

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Manipuluesit e votave duhet të ndëshkohen

Sulmohen dy policë në Dragash, arrestohen të dyshuarit

Vetëplagoset me pistoletë shtetasi i Shqipërisë, intervistohen dy të dyshuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën