TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tovërlani: Kemi grup të vështirë, por nuk dorëzohemi, synimi ynë është kualifikimi historik

by tëvë1
8 muaj ago
0
A A

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali, para udhëtimit për në Rumani, ku të premten do të përballet me Rumaninë, në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2027. Para stërvitjes, përzgjedhësi Afrim Tovërlani dhe futbollisti Hekuran Berisha dolën në një konferencë për media, ku ndanë pritshmëritë dhe atmosferën brenda ekipit.

Përzgjedhësi Tovërlani theksoi se Dardanët U21 janë të vetëdijshëm për vështirësinë e grupit, ku krahas Rumanisë bëjnë pjesë edhe Spanja dhe përfaqësuese tjera cilësore, por që ekipi ynë do të japë maksimumin në çdo përballje.

“Na presin dy ndeshje të vështira, me Rumaninë dhe Spanjën, por fillimisht jemi të fokusuar te ndeshja e parë. Rumania dhe Spanja janë favorite të grupit, por ne nuk dorëzohemi. Edhe herën e kaluar kemi pasur një grup shumë të vështirë dhe ia kemi dalë me sukses. Kemi gjeneratë të re, me shumë prurje, por besoj se me një kolektiv të shëndosh mund të arrijmë rezultate pozitive. Gjithsesi, synimi ynë pas 10 ndeshjeve është të arrijmë një kualifikim historik, por gjithçka mbetet ta tregojmë në fushë”, u shpreh Tovërlani.

Ai foli edhe për sfidat që ka pasur ekipi këto ditë, duke theksuar: “Kemi pasur disa probleme me një virus që preku disa futbollistë, por stafi mjekësor është marrë me rastet dhe besoj se do të jemi të kompletuar për ndeshjen”.

Ndërkohë, futbollisti Hekuran Berisha shfaqi besim të madh te grupi dhe puna e përbashkët e bërë muajt e fundit.

“Grupin e futbollistëve e kemi shumë të mirë. Jemi katër muaj bashkë dhe kjo na ndihmon shumë në fushë, sepse e kuptojmë më mirë njëri-tjetrin dhe zbatojmë më lehtë detyrat e trajnerit. Kemi analizuar Rumaninë dhe besoj se do të arrijmë rezultat pozitiv”, u shpreh Berisha.

Dardanët U21 do të udhëtojnë nesër në mëngjes drejt Iașit, ku në mbrëmje do të zhvillojnë edhe stërvitjen zyrtare para ndeshjes së parë kualifikuese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barça pa Yamalin për pjesën e mbetur të sezonit

Barça pa Yamalin për pjesën e mbetur të sezonit

Mbyllet sezoni për Gulerin e Militaon

Mbyllet sezoni për Gulerin e Militaon

Futboll, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

Futboll, finalja e Kupës më 21 maj në Prishtinë

Trepça kërkon fitore ndaj Pejës në “Minatori”

Trepça kërkon fitore ndaj Pejës në “Minatori”

Rusia ftohet në samitin e G20 në Shtetet e Bashkuara

Rusia ftohet në samitin e G20 në Shtetet e Bashkuara

Bajrami thotë se do ta kryej me përgjegjësi e integritet detyrën e kryenegociatorit

Bajrami thotë se do ta kryej me përgjegjësi e integritet detyrën e kryenegociatorit

​Hoxhaj: PDK-së nuk i duhet posti i kryeparlamentarit, Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje

​Hoxhaj: PDK-së nuk i duhet posti i kryeparlamentarit, Kurti po e dërgon vendin në zgjedhje

Izraeli do të shpenzojë mbi 200 milionë dollarë për municione ajrore në një “dekadë sigurie intensive”

Izraeli do të shpenzojë mbi 200 milionë dollarë për municione ajrore në një “dekadë sigurie intensive”

Kraja: Me vdekjen e Rexhep Qosjes mbyllet një epokë e idealistëve të mëdhenj

Kraja: Me vdekjen e Rexhep Qosjes mbyllet një epokë e idealistëve të mëdhenj

“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut nga kujtimet e gruas së tij

“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut nga kujtimet e gruas së tij

Nesër ditë zie në Kosovë në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjës

Nesër ditë zie në Kosovë në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën