TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbrojtësi Bajrami në planet e Zvicrës

by tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Mbrojtësi Bajrami në planet e Zvicrës

Adrian Bajrami është dashur të jetë duke ushtruar së bashku me lojtarët e tjerë të Shqipërisë në kampin përgatitor në Malaga. 23-vjeçari ishte në listën e selektorit Sylvinho për miqësoren me Gjibraltarin dhe ndeshjen kualifikuese me Letoninë.

Bajrami tashmë ka debutuar me kuqezinjtë dhe i ka luajtur tri ndeshje. Por, papritur vendosi ta refuzojë ftesën e Sylvinhos. Ai ka vendosur që në të ardhmen të luajë për përfaqësuesen e Zvicrës, vend ku është i lindur dhe nisi karrierën si lojtar.

Federata Shqiptare e Futbollit e bëri këtë të ditur të hënën. Të martën edhe nga Federata e Futbollit e Zvicrës kanë folur për mbrojtësin.

Pasi ka luajtur vetëm miqësore për Shqipërinë, Bajrami e ka të drejtën e ndërrimit të përfaqësueses, dhe pikërisht këtë e ka bërë.

Ai ishte fillimisht pjesë e U18 të Zvicrës. Më pas luajti për Shqipërinë U19 dhe Shqipërinë U21. Që në vitin 2022 i luajti tri ndeshje për Shqipërinë A.

Më 13 qershor kishte luajtur ndaj Estonisë. Më 16 nëntor ishte paraqitur ndaj Italisë e më 19 nëntor 2022 edhe ndaj Armenisë. Prej atëherë është grumbulluar edhe tri herë me Shqipërinë A, së fundi në qershor. Por nuk u aktivizua më.

Dhe së shpejti Bajrami pritet të luajë për Zvicrën. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami.

“Ne ishim në kontakt me Adrianin dhe jemi të lumtur për vendimin e tij që të luajë për Zvicrën”, ka thënë Tami për “20 Minuten”.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, tashmë ka marrë shënime për potencialin e Bajramit. Ai po luan për Luzernin, si i huazuar nga Benfica. Te Benfica kryesisht ka luajtur në ekipin e dytë, ndërsa me ekipin e parë u paraqit në Botërorin e klubeve në SHBA. Me klubin e madh portugez, Bajrami ka kontratë deri në vitin 2029. Huazimi te Luzerni është i vlefshëm deri në qershor 2026.

“Ai është një lojtar interesant, zhvillimin e të cilit po e përcjellim nga afër”, ka shtuar Pierluigi Tami.
Bajrami nisi karrierën te skuadra zvicerane, Langenthal. Më pas vazhdoi zhvillimin te Young Boysi. Që në verën e vitit 2018 kaloi në Portugali te Benfica, ku është zhvilluar deri këtë verë.

Ai është stabilizuar menjëherë te Luzerni dhe ka kompletuar katër prej pesë ndeshjeve të deritashme kampionale. Së shpejti Bajrami pritet të paraqitet me Zvicrën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Garat e UEFA, klubet kosovare synojnë raundin e tretë

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Chelseat i mbyllet dera për Xhakën

Basketbollistët e rinj të Kosovës kampion në Divizionin C

Basketbollistët e rinj të Kosovës kampion në Divizionin C

Vdiq Mithat Belegu, një nga emrat më të njohur të basketbollit të Kosovës

Vdiq Mithat Belegu, një nga emrat më të njohur të basketbollit të Kosovës

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Garat e UEFA, klubet kosovare synojnë raundin e tretë

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Haxhiu pritet të jetë e propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit

Vizitat në Hagë nga zyrtarët shtetërorë po shihen të pa nevojshme

Konjufca i bën thirrje Speciales: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Chelseat i mbyllet dera për Xhakën

Prokuroria kërkon paraburgim për Korab Gashin, i arrestuar për grabitjen në Suharekë

Aktakuzë ndaj zyrtarit në Komunën e Prizrenit, i shkaktoi dëme komunës afër 19 mijë euro

Hyri me armë në depon e një marketi, i bie në tokë gjatë ballafaqimit me pronarin

Plagosen dy persona me armë zjarri në Podujevë

Haddad: Franca do të jetë me Kosovën në rrugën evropiane, por do të jetë edhe kërkuese për përmbushjen e reformave

Haddad: Franca do të jetë me Kosovën në rrugën evropiane, por do të jetë edhe kërkuese për përmbushjen e reformave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën