TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti mbështet Bashën dhe njofton emërimin e Hysen Durmishit në vend të Aliut

by Tëvë1
5 muaj ago
4
A A
Kurti mbështet Bashën dhe njofton emërimin e Hysen Durmishit në vend të Aliut

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar kërkesën për dorëheqje të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha për shkak të një artikulli kundër UÇK-së për të cilit tashmë ky i fundit është distancuar.

Kurti tha se problemet që i ka sot Kosova nuk janë për shkak të një artikulli apo deformimi apo keqinformimi ku Basha as nuk është autor i tij, por siç tha ai problemi qëndron kur u themelua Zajendica, Lista Serbe, e kur qeveritë në Kosovë u formuan të varura nga Lista Serbe.

Sipas tij artikulli i kryetarit të sapo zgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha nuk ka të bëjë asgjë më UÇK-në.

Kurti këto komente i bëri pas përurimit të një çerdheje publike në qytetin e Fushë-Kosovës.

“Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha e ka dhënë sqarimin për atë publikim që është bërë para më shumë se një dekade dhe aty e ka sqaruar se kapitulli apo kreu që e ka shkruar ai nuk ka asgjë të bëjë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës….nuk ka të bëjë asgjë me UÇK edhe njëherë ju e keni parë fjalimin e tij pas zgjedhjes ka shprehur vlerësimet më të larta për këtë vlerë të shenjtë të kombit shqiptar. Unë besoj që problemet që i kemi sot në Kosovë nuk i kemi nga një deformim apo keqinterpretim i një artikulli me bashkëautorësi ku ky nuk është autor i atij kapitulli. Problemet i kemi kur është nënshkruar Zajednica në 2013, problemet i kemi kur janë amnestuar kriminelët në veri poashtu në 2013, problemet i kemi kur është votuar Gjykata Speciale në 2015, problemet i kemi kur është themeluar Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin në vitin 2013, problemet i kemi kur politikanët e Kosovës kanë bërë qeveri duke u varur nga Lista Serbe e jo tek ky artikull ku manipulohet një kre tek i cili nuk ka fare autorësi”, tha Kurti.

Kurti tha se shpreson që nesër të konstituohet Kuvendit dhe Nenad Rashiq te zgjedhet nënkryetar i këtij institucuoni.

“Dimal Basha është kryetar i Kuvendit i cili ende nuk është konstituar shpresoj këtë ta bëjmë nesër ka ngelur edhe një nënkryetar të zgjedhet besoj që më së miri do të ishte të kryhet kjo çështje nesër duke e përzgjedhur aty Nenad Rashiqin i cili e pranon Republikën e Kosovës, punon për institucionet dhe është ministri që ka bërë më së shumti për komunitetin serb në vendin tonë”, tha ai.

I pyetur për dorëheqjen e Liburn Aliut dhe shkakun që dha ai për dorëheqje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti teksa e falendëroi Aliun për kontributin e dhënë tha se duhet të vazhdohet përpara.

“E falendëroj ish ministrin, Liburn Aliu për kontributin e dhënë ne duhet të vazhdojmë përpara pa humbur kohë e kam emëruar në këtë detyrë zëvendësministrin, Hysen Durmishin… ne duhet të vazhdojnë përpara”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ka distancuar veten nga një artikull që flet kundër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai tha se distancohet nga çdo kush që ka shkruar kundër kësaj vlere. Ndërsa nga OVL UÇK kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës nga pozita e kryekuvendarit.

E zgjedhja e Dimal Bashkës në krye të Kuvendit të Kosovës ishte shkak që ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu të jap dorëheqje./kp

Tags: albin kurtiSeanca konstituiveTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedoni e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Maqedoni e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Mbyllet për publikun seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore

Zhduket një vajzë në Malishevë

Një shtetase e huaj është raportuar e zhdukur në Mitrovicë

Hajdari arrin në gjykatë ku pritet të mbahet seanca për rezervat shtetërore  

Hajdari arrin në gjykatë ku pritet të mbahet seanca për rezervat shtetërore  

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Përleshje me mjete të forta në Prishtinë, arrestohen tre persona

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Prizren, dy persona arrestohen pas një mosmarrëveshjeje ku u përdor armë zjarri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën