TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çeku: Brenda katër viteve janë lëshuar mesatarisht nga 1 milion metra katrorë leje ndërtimi çdo vit

by Tëvë1
1 vit ago
4
A A
Çeku: Brenda katër viteve janë lëshuar mesatarisht nga 1 milion metra katrorë leje ndërtimi çdo vit

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili është kandidat për kryetar të Prishtinës, ka folur për sfidat e urbanizmit në kryeqytet. Në emisionin “Herët” në Tevë1, ai tha se renditja normale e zhvillimit urban në Prishtinë nuk është respektuar, duke krijuar probleme që janë shtresuar për dekada.

“Fatkeqësi më e madhe, siç e thashë edhe në fillim, është që disa probleme janë shtresuar me dekada. Renditja normale është: njëherë planifikimi, pastaj infrastruktura, pastaj ndërtimi dhe njerëzit. Tek ne, në shumë lagje të Prishtinës, në këto njëzet e sa vitet e fundit ka qenë e kundërta: njëherë banesat dhe njerëzit, pastaj infrastruktura, e në fund janë improvizuar edhe planet rregulluese,” tha Çeku.

Ai shtoi se ky realitet e ka bërë kryeqytetin të përballet me sfida të mëdha dhe tash kërkohen qasje të reja dhe më kreative për të gjetur zgjidhje.

“Tash na duhet me gjet zgjidhje kreative, sepse kemi një realitet të ndërtuar tashmë në shumë lagje. Në pjesën periferike na duhet të miratojmë planin zhvillimor komunal. Po bëhen 12 vite me shumë përpjekje dhe ende nuk është miratuar ky plan. Kjo është një lloj kushti zhvillimor, sepse një qytet pa këtë plan nuk mund të ecë përpara e as të kalojë te planet e tjera. Prandaj, prioritet i parë është hartimi dhe miratimi i këtij plani,” theksoi ai.

Çeku zbuloi edhe të dhëna lidhur me lejet e ndërtimit që janë lëshuar në vitet e fundit, duke thënë se vetëm ato mjaftojnë për ta ngarkuar qytetin edhe pa dhënë asnjë leje të re.

“Unë po e ndaj edhe një informacion këtu me juve: në këto katër vitet e fundit, mesatarisht çdo vit janë lëshuar rreth 1 milionë metra katror leje ndërtimi. Një pjesë e tyre ende nuk ka filluar të ndërtohet. Pra, edhe nëse në vitet në vijim unë si kryetar nuk e lëshoj asnjë leje të re ndërtimi, aktiviteti ndërtimor prapë do ta ngulfatë qytetin,” u shpreh Çeku.

Sipas tij, për të përballuar këtë situatë, është e domosdoshme të ketë planifikim të mirëfilltë, të cilit do t’i kushtojë prioritet absolut nëse fiton zgjedhjet për kryetar të Prishtinës

Tags: Hajrulla ÇekuHeretTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën