TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të afërmit dhe OVL-UÇK-së mohojnë se dy të arrestuarit nga Serbia ishin ushtarë

n dyshMinistria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se i ka ndaluar dy persona me inicialet X.E dhe B.E në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, nëimet se me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile. Por nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë thënë se dy personat që u ndaluan nga autoritetet serbe nuk kanë qenë ushtarë të UÇK-së.

by Venhar Isufi
4 muaj ago
1 0
A A

Rruga për në Kosovë ju mbeti në gjysmë.

Dy burra, me lidhje familjare mes vete, që u nisën nga Gjermania, u ndaluan nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh që lidh Serbinë me Hungarinë.

Tëvë1 mëson se të ndaluarit nga Serbia janë Bashkim Emini dhe Xhemajl Emini të cilët Serbia po i akuzon me pretendimet për veprën penale “ kryerje të krimeve ndaj popullatës civile serbe” gjatë vitit 1999.

Këtë e ka bërë të ditur, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, e cila ka bërë të ditur se të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

“Dyshohet se më 9 gusht 1999, në Rahovec, në bashkëpunim me disa anëtarë të të ashtuquajturës ‘UÇK’, me përdorimin e forcës fizike, armëve të zjarrit dhe kërcënimeve serioze për jetën dhe gjymtyrët, ata rrëmbyen një civil të kombësisë serbe, J. M., dhe e çuan në një drejtim të panjohur, që nga ajo kohë çdo gjurmë e tij është humbur. J. M. ende figuron si person i zhdukur. Të dyshuarve, me miratimin e prokurorit publik të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime Lufte, u është urdhëruar paraburgimi deri në 48 orë”, thuhet nga MPJD.

Për arrestimin e familjarëve nga Serbia, ka reaguar nipi i tyre, Ervin Hoxha.

Ai në një deklaratë për Tëvë1, ka mohuar se dajallarët e tij kanë qenë pjesë e UÇK-së gjatë kësaj periudhe, sipas tij, të njëjtit kanë qenë në mërgim.

“Unë jam nipi i Bashkimit dhe Xhemajl Eminit dy personat të cilët sot janë arrestuar në pikën kufitare midis Serbisë dhe Hungarisë, në pikën kufitare Horgosh. Personat në fjalë nuk kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe për kohën që ata po akuzohen ata kanë qenë në mërgim. Unë personalisht nuk kom biseduar me ta, por familjari që është në Gjermani ka biseduar me një avokate në Serbi dhe ju është caktuar masa për ndalim 48 orësh”, ka thënë Hoxha.

Se Bashkim Emini dhe Xhemajl Emini nga Rahoveci nuk kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e thotë edhe Gazmend Syla nga OVL-UÇK.

“ Fillimisht ishte shqetësuese kur e kuptuam se janë arrestuar për faktin që këta kinse kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë, megjithatë një lehtësim na erdhi pasi që morëm informata nga terreni nga qyteti i Rahovecit nga strukturat tona të organizatës së veteranëve të luftës. Ata nuk gjenden në regjistrat e organizatës së OVL-UCK-së, nuk kanë qenë fare në Kosovë, në periudhën e luftës, edhe para luftës kanë qenë jashtë vendit në Gjermani”, kanë thënë nga OVL e UÇK-së

Syla ka shtuar se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës duhet të bëjë më shumë për të arrestuarit që tashmë janë në Serbi.

E kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi thotë se kjo familje është nga Rahoveci, ndërkaq akuzoi Serbinë për arrestimet e tilla.

“Ata janë nga Rahoveci janë të Familjes Emini, mirëpo mund të ju themi që sipas informacioneve që tash i kemi, nuk kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Serbia në vazhdimësi ka inskenuar ka improvizuar situata, ka krijuar probleme të paqena vazhdon aktivitetet kundër Republikës së Kosovës, dhe kundër bashkëkombësve tanë. Nuk pritet diçka e mirë e hajrit nga Serbia”, ka thënë ai.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, por nuk ka pranuar përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Fushata zgjedhore nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore në raportet mes partive politike

Spahiu: Fushata zgjedhore nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore në raportet mes partive politike

Haliti: Duhet t’i shpallim zgjedhjet në parti, nëse nuk kemi zgjedhje nacionale

Takimi me mërgimtarët – Haliti: Osmani paska vendosur të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia njofton qytetarët lidhur me qarkullimin e emailave të rreme

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Një nxënës i një shkolle në Fushë- Kosovë dyshohet se u sulmua seksualisht

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Zelenskyy thotë se propozimet e paqes mund t’i paraqiten Rusisë brenda ditësh

Zelenskyy thotë se propozimet e paqes mund t’i paraqiten Rusisë brenda ditësh

Jashari përfshihet në formacionin e javës në Ukrainë

Jashari përfshihet në formacionin e javës në Ukrainë

Rama jep detajet për “Prishtina 2030”

Rama jep detajet për “Prishtina 2030”

Mbyllet afati kalimtar dimëror i Superligës me shumë pak lëvizje

Mesjava “ndez” Superligën e Kosovës në basketboll

Spahiu: Fushata zgjedhore nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore në raportet mes partive politike

Spahiu: Fushata zgjedhore nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore në raportet mes partive politike

Haliti: Duhet t’i shpallim zgjedhjet në parti, nëse nuk kemi zgjedhje nacionale

Takimi me mërgimtarët – Haliti: Osmani paska vendosur të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën