TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vendimi i Kushtetueses për kryeparlamentar, VV e quan të padrejtë – Ja kur mund të thirret seanca e radhës?

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, e ka kritikuar ashpër vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se një kandidat mund të propozohet vetëm tre herë për kryeparlamentar përmes votimit të hapur. Ndërkohë, njohësit e çështjeve juridike tregojnë se kur mund të thirret seanca e ardhshme për konstituimin e Kuvendit.

by Shpat Blakcori
5 muaj ago
1 0
A A

Në vendimin e fundit të saj, Gjykata Kushtetuese, ka përcaktuar se kandidati i njëjtë mund të propozohet vetëm tre herë për kryeparlamentar dhe kjo duhet të bëhet vetëm përmes votimit të hapur.

Ky vendim nuk i pëlqeu partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, megjithëse eksponentë të kësaj partie kanë bërë të ditur se do ta respektojnë atë.

Deputeti nga radhët e kësaj partie, Arber Rexha, e ka cilësuar si tmerrshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe siç thotë ai është e padrejtë të mos lejohet votimi i fshehtë.

Ai tutje bëri me dije se Vetëvendosje do ta propozoj sërish Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

“Ne do ta propozojmë sërish Albulena Haxhiun për kryeparlamentare sepse është gruaja më e votuar në Kosovë. Qytetarët na kanë votuar neve për ta bërë qeverinë dhe duhet ta respektojmë vullnetin e tyre”, ka thënë Rexha.

Por, në anën tjetër ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, thotë se e ka pritur një vendim të tillë nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa ka disa kritika për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Këto reagime janë të pritshme nga Lëvizja Vetëvendosje sepse kështu ka vepruar edhe në të kaluarën kur nuk i ka pëlqyer ndonjë vendim i gjykatës. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet dhe të zbatohet”, është shprehur Shala.

Shala tregon se kur mund të thirret seanca e ardhshme për konstituimin e Kuvendit.

“Ky proces nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë në momentin kur Gjykata Kushtetuese e shpall vendimin ne gazetën zyrtare, dokumenti hyn në fuqi”, ka thënë tutje Shala.

Nga 15 prilli deri më 26 korrik, deputetët kanë mbajtur 54 vazhdime të seancës, por dështuan që ta konstituonin organin ligjvënës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes Haki Dushi, një prej profesorëve të parë të Ekonomikut

Vdes Haki Dushi, një prej profesorëve të parë të Ekonomikut

Raportet financiare të fushatës zgjedhore – Dallime të mëdha në shpenzimet e partive politike

Raportet financiare të fushatës zgjedhore – Dallime të mëdha në shpenzimet e partive politike

AUV bllokon formulën e ushqimit për fëmijë, pritet asgjësimi i sasisë

AUV bllokon formulën e ushqimit për fëmijë, pritet asgjësimi i sasisë

Beogradi e kushtëzon dialogun me Asociacionin, Kurti kërkon hapa konkretë nga Serbia

Beogradi e kushtëzon dialogun me Asociacionin, Kurti kërkon hapa konkretë nga Serbia

Udhëtim në kohë, Dua Lipa publikon fotografi të një dekade më parë

Ditari: 16.01.2026

Ditari: 16.01.2026

AUV bllokon formulën e ushqimit për fëmijë, pritet asgjësimi i sasisë

AUV bllokon formulën e ushqimit për fëmijë, pritet asgjësimi i sasisë

Beogradi e kushtëzon dialogun me Asociacionin, Kurti kërkon hapa konkretë nga Serbia

Beogradi e kushtëzon dialogun me Asociacionin, Kurti kërkon hapa konkretë nga Serbia

Andoni: Pres koalicion mes VV-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave – Vetëm 29 për qind e vendvotimeve të planifikuara janë verifikuar deri tani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën