TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ramadani: “Në Prishtinë nuk do ti pranojmë tri gola, por mund ti shënojmë”

by tëvë1
9 muaj ago
6
A A
Ramadani: “Në Prishtinë nuk do ti pranojmë tri gola, por mund ti shënojmë”

Trajneri Zekirija Ramadani e përshkroi ndeshjen në stadiumin “National Arena” si një ndeshje të çmendur.

Ramadani për humbjen 3:2 nga Steaua ia hodhi fajin mungesës së përqendrimit të ekipit të tij dhe me bindje të plotë tha se gabime të tilla nuk do të përsëriten në Prishtinë.

“Ishte një ndeshje e çmendur. Një humbje gjithmonë më rëndon rëndë mbi supet. Jam i kënaqur me mënyrën se si luajtëm për 60 minuta. Pastaj humbëm përqendrimin dhe pësuam tre gola, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në ndeshjet e fundit”, tha Ramadani.

Javën tjetër, Drita në stadiumin “Fadil Vokrri” luan ndeshjen e kthimit dhe Ramadani paralajmëroi se ekipi i tij nuk do ti pranojë tri gola, por do ti shënojë.

“Ne njihemi si një ekip i disiplinuar, sepse shënojmë shumë dhe pranojmë pak gola. Po presim ndeshjen e kthimit dhe jemi të sigurt se nuk do të pranojmë tre gola, por padyshim që mund të shënojmë tre gola”, insistoi Ramadani në konferencën për shtyp.

Trajneri i ekipit kundërshtar, Elias Charalambous ishte i pakënaqur me humbjen e kohës nga lojtarët e Dritës gjatë ndeshjes por Ramadani tha se të dyja ekipet po humbnin kohë.

“Nëse ekipi im është i vetmi ekip që po humbet kohë, atëherë kërkoj ndjesë, por nëse ekipi im është vetëm një nga ekipet që po humbet kohë, atëherë është pjesë e lojës. Ne erdhëm këtu për të luajtur futboll, u sollëm si profesionistë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë në Prishtinë. Ju ftoj të vini në ndeshje dhe patjetër do të habiteni nga tifozët tanë dhe atmosfera”.

Sipas tij, dy golat e shënuar nga Steaua mund të ishin shmnagur.

“Ndoshta nuk shfaqa asnjë emocion për dy golat e shënuar, në mënyrë që të mos ua përcillja këtë lojtarëve për t’i mbajtur të qetë. U përpoqa t’u përcillja mesazhin se ende nuk ka mbaruar. Përveç golit nga goditjet standarde, mendoj se dy të tjerët mund të ishin shmangur”, shtoi Ramadani.

Ramadani pret një shfaqje të vërtetë në Prishtinë javën e ardhshme.

“Tifozët i kemi afër, ata janë me ne edhe në momente të vështira, jam i sigurt se do të jenë atje në numër të madh. Mendoj se do të jetë një atmosferë festive, sepse me këtë rezultat gjithçka mund të ndodhë”, vazhdoi trajneri i Dritës.

Në fund të ndeshjes, mjekët nga ambulanca shkuan në dhomën e zhveshjes së Dritës.

Fillimisht, u mendua se ishte vetë Zekirija Ramadani, por ai shpjegoi se ishin për një anëtar të stafit të tij.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Behije Mustafa fiton të artën në Spanjë

Behije Mustafa fiton të artën në Spanjë

Akuzat publike për kurdisje, regon FFK

Akuzat publike për kurdisje, regon FFK

Drita dhe Ballkani nuk gabojnë në shtëpi, mbyllen ndeshjet e Superligës

Drita dhe Ballkani nuk gabojnë në shtëpi, mbyllen ndeshjet e Superligës

​Si e humbi Kosova shansin historik për stadiumin nacional prej 30 mijë ulësesh?

​Si e humbi Kosova shansin historik për stadiumin nacional prej 30 mijë ulësesh?

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i kërkuari për vrasje në tentativë dhe i dënuar me burgim

Mustafa thotë se Kosova A është tërësisht jashtë funksionit

Lushaku i reagon Nagavcit për emrin e presidentit

Behije Mustafa fiton të artën në Spanjë

Behije Mustafa fiton të artën në Spanjë

Nagavci: Opozita ka tendencë ta dërgojë vendin në zgjedhje

Nagavci: Nuk kemi pranuar propozime zyrtare nga PDK e LDK për presidentin, mbesim në pritje

Bahtiri: Hapjen e Urës së Ibrit e duan të gjithë qytetarët, qëndrimi i BE-së i padrejtë

Bahtiri: Jemi duke bërë përpjekje maksimale që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur

Auto Draft

Protestojnë banorët e Besisë, kërkojnë rrethrrotullim në qendër të fshatit

Auto Draft

Disa komuna pa investime kapitale, përmbaruesi i lë pa para

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën