TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trumpi tarifë 10% produkteve kosovare – Çka eksportojnë kosovarët në SHBA?

Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndaj dhjetëra vendeve në mbarë botën, kanë hyrë në fuqi të mërkurën pas mesnatës. Lajmin e bëri të ditur vet presidenti amerikan në rrjetet sociale. Por, cfarë eksportojnë prodhuesit kosovarë përtej Atlantikut, tregon kronika në vazhdim.

by Fidan Zejnullahu
4 muaj ago
1 0
A A

Është lista e produkteve, që prodhuesit kosovarë i eksportuan përtej Atlantikut.

E në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, vlera e eksportit drejt SHBA-ve, arrin vlerën e mbi 13 milionë e 600 mijë euro.
Por, për ta shitur produktin e tyre në SHBA, tani prodhuesit kosovarë do duhet të paguajnë edhe një tarifë shtesë prej 10% në doganën amerikane.

Kjo meqë të mërkurën pas mesnatës, kanë hyrë në fuqi tarifat e reja gjithëpërfshirëse të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Këtë e bëri të ditur vet Trump, në rrjetin e tij social.

“Është mesnata!!! Miliardë dollarë në tarifa po rrjedhin tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, tha Trump.

Por, nga Oda Amerikane e Kosovës, thonë se eksportuesit nga Kosova ka katër vite që paguajnë doganë në SHBA.

“Kosova i është nënshtruar detyrimeve doganore të Amerikës tash e 4 vite, nga fundi i vitit 2020, kur ka skaduar i ashtuquajturi aranzhman i njanshëm preferencial tregtar ose ndryshe me emrin zyrtar i njohur si Sistemi i Përgjithësuar i Preferencave, i cili është një aranzhim i njëanshëm i vendosur nga SHBA për Kosovën dhe shtetet e tjera në zhvillim i cili në atë kohë mundësonin eksportimin e mbi 3 mijë produkteve me origjinë nga Kosova pa detyrim doganor në SHBA”, ka thënë Arian Zeka.

Kryetari i Odës Amerikane, Arian Zeka, thotë se masa e reciprocitetit tregtar, nuk duhet t’i dekurajojë bizneset.

“Tarifa prej 10% nuk është shumë e lartë, nuk duhet të shihet si dekurajim për prodhuesit nga Kosova që të eksportojnë në Amerikë. 4:10 Për tri vite me radhë SHBA kanë qenë tregu numër 1 në botë për produktet Made in Kosova, në masë të madhe janë eksportuar dyshekë nga një prodhues i vetëm derisa i njëjti u ballafaqua me një masë tarifore goxha të lartë. Momentalisht eksportojmë veshje, industria e modës është zhvilluar goxha shumë në RKS dhe kanë qenë në gjendje ta shfrytëzojnë tregun amerikan. Janë edhe pijet e ndryshme, pastaj produktet e plastikës etj”, thotë ai.

Ndryshe, një javë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim për largimin e tarifës doganore për produktet me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​KQZ shkon në pauzë pas debatit për shqyrtimin e opsioneve për votim përmes postës

​KQZ shkon në pauzë pas debatit për shqyrtimin e opsioneve për votim përmes postës

Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile

Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile

Bernard Nikaj tërhiqet nga kandidatura e tij për deputet: Do të punoj për fitoren e Bedri Hamzës

Bernard Nikaj tërhiqet nga kandidatura e tij për deputet: Do të punoj për fitoren e Bedri Hamzës

Hamza mbledh Kryesinë e partisë: Mobilizimi për fitore ka nisur

City pa problem ndaj Xhakës e Sunderlandit, i afrohet në dy pikë kreut

City pa problem ndaj Xhakës e Sunderlandit, i afrohet në dy pikë kreut

Hetrik i Harry Kane, Bayerni e dominon Stuttgartin

Hetrik i Harry Kane, Bayerni e dominon Stuttgartin

Arbër Hoxha sërish vendimtar në derbin e zjarrtë kroat

Arbër Hoxha sërish vendimtar në derbin e zjarrtë kroat

Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile

Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile

Bernard Nikaj tërhiqet nga kandidatura e tij për deputet: Do të punoj për fitoren e Bedri Hamzës

Bernard Nikaj tërhiqet nga kandidatura e tij për deputet: Do të punoj për fitoren e Bedri Hamzës

Hamza mbledh Kryesinë e partisë: Mobilizimi për fitore ka nisur

Hamza mbledh Kryesinë e partisë: Mobilizimi për fitore ka nisur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën