TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Krasniqi: Nëse dështojnë Lojërat Mesdhetare, unë nuk e shoh më veten në lëvizjen olimpike

by tëvë1
5 minuta ago
0
A A
​Krasniqi: Nëse dështojnë Lojërat Mesdhetare, unë nuk e shoh më veten në lëvizjen olimpike

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të zhvillohet një takim në Athinë ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ku do të diskutohen problemet dhe vërejtjet e ngritura nga ky institucion lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Në një intervistë për KosovaPress, Krasniqi ka treguar se në takimin e fundit ndërmjet tri palëve, përkatësisht Komitetit Olimpik të Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, është arritur dakordimi që secila palë të propozojë nga dy përfaqësues për takimin me ICMG-në.

“Padyshim që u diskutuan të gjitha letrat edhe në fund u morën vesh që së bashku nga tri palët të cilët kanë qenë prezent, t’i dërgojmë nga dy emra nga Komiteti Olimpik i Kosovës, nga Qeveria e Kosovës edhe nga Komuna e Prishtinës, edhe të bëjmë një takim, sipas dakordimit që bëmë në atë takim, të bëjmë një takim me ICMG-n në Athinë shumë shpejt këto ditë, edhe diskutojmë edhe për problemet edhe për të gjitha ato letra që kanë ardhur nga ICMG-ja, edhe me palët të cilat do të vijnë nga ICMG-ja, duke përfshirë kryetarin e ISMG-së, sekretarin edhe me siguri disa anëtarë apo kryetarin e komisionit koordinues që është përgjegjës për Lojërat Mesdhetare të Prishtinës… Në dhjetor është takimi i Komitetit të Lojërat Mesdhetare, është takim që bëhet në Egjipt, atje do të jenë prezent edhe Komiteti Olimpik i Kosovës. Mirëpo para se të shkojmë atje, ne do të marrim vesh, t’i zgjedhim të gjitha ato probleme të cilat janë tash peng edhe të ecim rrugës drejt për organizimin e Lojërave”, tha fillimisht Krasniqi.

Një prej çështjeve kryesore që pritet të diskutohet në Athinë është edhe përmbushja e obligimeve financiare ndaj ICMG-së. Krasniqi ka konfirmuar se pagesa e kësteve ende nuk është realizuar, ndërsa ka bërë të ditur se në këtë takim do të kërkohet një zgjidhje për mënyrën e pagesës ose mundësinë e arritjes së marrëveshjeve të tjera.

“Ende nuk është bërë pagesa, mirëpo ky është qëllimi, pse po shkojmë në Athinë, që mund të dakordohemi, të shohim mënyrën e pagesës, si bëhet kjo pagesë? A ka ndonjë zgjidhje tjetër? Apo ndonjë marrëveshje tjetër me kompanitë të cilat do të jenë në organizimin e lojërave”, bëri të ditur i pari i KOK-ut.

Krasniqi ka paralajmëruar se koha për të kapërcyer problemet dhe për të nisur përgatitjet konkrete është duke u ngushtuar. Sipas tij, institucionet duhet të veprojnë urgjentisht, veçanërisht sa i përket projekteve infrastrukturore dhe ndërtimit të sallave sportive të parapara për Lojërat Mesdhetare.

“Tani e tutje nuk kemi më kohë të humbim, falë zotit e kemi qeverinë edhe katër vjet, kështu që për katër vjet ne kemi kohë të organizohemi, të punojmë, edhe më ka arsye askush të thotë që kemi ndonjë pengesë. Duhet urgjent të fillojmë me përgatitjet e projektet edhe sallat sportive të cilat janë të parapara për t’u ndërtuar, edhe nuk jemi më kohë të humbim. Nëse fillojmë menjëherë, kemi kohë. Nëse vonohemi çdo ditë, është do të jetë pengesë për ne edhe rrezik”, theksoi Krasniqi.

Në intervistën për KosovaPress, presidenti i KOK-ut ka folur edhe për pasojat që do të kishte një dështim i mundshëm i organizimit të Lojërave Mesdhetare në Kosovë. Ai ka thënë se një skenar i tillë do të ishte goditje e rëndë për sportin kosovar dhe se personalisht nuk do ta shihte më veten pjesë të lëvizjes olimpike.

“Nuk e di çka do të kishte më rëndë për mua se sa humbja e Lojërave Mesdhetare. Unë më nuk do të kisha motiv të punoj në lëvizjen olimpike. Kështu që për mua janë gjithçka Lojërat Mesdhetare…Një dështim i tillë do ta sillte rënien e nivelit tonë dhe ne nuk kemi fytyrë t’i dalim faktorit ndërkombëtar përpara, e unë personalisht më sa paku, dhe unë të qëndrojë si president i Komitetit Olimpik dhe të mos shkoj në asnjë asamble , atëherë ku është qëllimi. Kështu që nuk e shoh veten më në lëvizjen olimpike nëse dështojnë Lojërat Mesdhetare sepse qëllimi ynë këtu ka qenë që ta zhvillojmë dhe ta lëmë si trashëgimi në sportin e Kosovës”, u shpreh Krasniqi.

Ndryshe, Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 po përballen me sfida të shumta organizative, financiare dhe infrastrukturore, ndërsa takimi i pritshëm në Athinë shihet si një përpjekje për të gjetur zgjidhje për problemet e ngritura nga ICMG-ja para mbledhjes së dhjetorit në Egjipt, ku pritet të shqyrtohet më tej ecuria e përgatitjeve për organizimin e kësaj ngjarjeje sportive.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo luajti në Kupën e Botës

Tronditet bota e futbollit, vritet ish-futbollisti brazilian

Të dielën mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë

Të dielën mbahen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginë

Haxhiu për gjeneratën e 63-të të Policisë: Mbroni qytetarët e nderoni uniformën

Haxhiu për gjeneratën e 63-të të Policisë: Mbroni qytetarët e nderoni uniformën

​Një muaj paraburgim për sulm ndaj personit zyrtar në Gjilan

​Një muaj paraburgim për sulm ndaj personit zyrtar në Gjilan

​Krasniqi: Nëse dështojnë Lojërat Mesdhetare, unë nuk e shoh më veten në lëvizjen olimpike

​Krasniqi: Nëse dështojnë Lojërat Mesdhetare, unë nuk e shoh më veten në lëvizjen olimpike

Vrasja e Arlinda Zekajt “çon” në këmbë Kosovën

Vrasja e Arlinda Zekajt, të shtunën protestë mbarëkombëtare me gjashtë kërkesa

Komuna e Prishtinës në bisedime me 3 investitorë për Spitalin e Kryeqytetit

Komuna e Prishtinës në bisedime me 3 investitorë për Spitalin e Kryeqytetit

Mot me diell dhe vranësira gjatë javës

Mot me diell dhe vranësira

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Protesta për Arlinda Zekajn edhe të dielën, organizatorët: Nuk zmbrapsemi, kërkojmë drejtësi

Rasti i Arlinda Zekajt, të shtunën protestë mbarëkombëtare me gjashtë kërkesa

Haliti: Shpresoj që Shiroka-Pula të jetë presidente historike e Kosovës

Haliti: Shpresoj që Shiroka-Pula të jetë presidente historike e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën