TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Fermerit nga Ferizaj nuk i shpëton asnjë e mbjellur nga breshri

Breshëri që ra ditëve të fundit i shkaktoi dëme të mëdha bujqve te fshatit Gaçkë të Ferizajt, njërit prej fermerëve nuk i shpëtoi asgjë nga të mbjellurat. Ndërsa Komuna premtoi se do të ju ofroj kompensim bujqve të dëmtuar.

by Fëllënza Krasniqi
6 muaj ago
1 0
A A

Mundi i një viti për pak minuta i shkoi huq.

Kjo meqë breshri që ra i dëmtoi të gjithë të gjithë arën e mbjellura me lakër në fshatin Gaçkë të Ferizajt, bujkut Njazi Rexhepi.

Rexhepi, thotë për televizionin se që më shumë se dy dekada që merret me punimin e tokës nuk mbanë mend të ketë rënë breshër i tillë dhe t’i ketë shkaktuar kaq shumë dëme.

“Merremi me bujqësi moti, prej mbas luftës që 25 vite , kam të mbjellura 17 hektar me misër edhe atë e ka dëmtuar breshëri  disa më shumë e disa më pak, por më shumë i ka dëmtuar këto lakra. Këtu i kam të mbjellura 75 ari rrënjë apo fije. Ndoshta edhe 20 mijë euro po se këtu së paku kam menduar 50 tonë me i nxjerr edhe misër ashtu, jemi dëmtuar por nuk kemi çka me bë kjo është fatkeqësi natyrore”, tregon bujku Rexhepi për Tëvë1.

Nijazi Rexhepi është banor i  fshatit Bajnicë të Kaçanikut, por që tokën e punon këtu në Gaçkë.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga Drejtoria për Bujqësi në Kaçanik, por këta të fundit nuk ishin të qasshëm.

Ndërsa një kërkesë për komunën dhe qeverinë e pati vet fermeri.

“I kisha bërë apel edhe qeverisë që le të na marrin pak më shumë parasysh se lami e bujqësisë është shumë e shtypur shumë dobët është tek ne. Ne qejf kemi me u  bë çdo sen edhe më shkurt me mbijetuar se ne mbijetojmë prej tyre. Ju kisha bë apel që bujqit që merremi me bujqësi le të na ndihmojnë le të na vlerësojnë më shumë e le të na përkrahin, ne tjetër asgjë nuk lypim prej tyre”, ka thënë ai.

Ai tregon edhe për dëmet që kanë pasur miqtë e tij.

“Mursel Osmani i ka të mbjellura shumë, është dëmtuar më ka ardhur shumë keq kur e kam pa që është dëmtuar ashtu”, thotë Rexhepi.

Po i njëjti nuk ndeshi të prononcohej para kamerës. Mirëpo, prapa saj tha se 70 ari qe kishte të mbjellura domate, shalqinj, pjepra, asnjë nuk i shpëtoi rrebeshit të breshrit.

Osmanin e kishte vizituar edhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt.

Nga kjo drejtori kanë treguar edhe për mjetet qe kanë ndarë për këto kategori.

“Kemi përcjell me shqetësim rënien e fundit të breshrit në Komunën tonë sidomos në Gaçkë aty ku janë ekspozua fermat e këtij fshati e që i ka dëmtuar ekonomitë e tyre familjare. Ishim në vizitë te fermer Mursel Osmani, por edhe të fermerët e tjerë të fshatit Gaçkë dhe ju shprehem mbështetjen institucionale të drejtorisë së bujqësisë por edhe të Komunës  së Ferizajt që do të jemi përkrahë tyre në tejkalimin e këtyre dëmeve. Kemi të planifikuar 70 mijë euro si buxhet nga kategoria e subvencione me të vetmin qëllim që të ju kompensojmë sado pak dëmet që do t’i kenë ata gjatë vitit jo vetëm fermat e fshatit Gaçkë, por edhe të tjerë”, shprehet drejtori, Burim Bajrami.

Për shkak të erërave dhe reshjeve të forta disa qytete e fshatra kanë mbetur disa orë pa energji elektrike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re

Kërkesa për 45 vjet burgim për krerët e UÇK-së, kundërshtohet nga OVL-UÇK dhe avokatët

Kërkesa për 45 vjet burgim për krerët e UÇK-së, kundërshtohet nga OVL-UÇK dhe avokatët

Rrëfimi i ushtarit që me shkrepjen e armës tregoi ardhjen e lirisë

Rrëfimi i ushtarit që me shkrepjen e armës tregoi ardhjen e lirisë

Rruga në fshatin Besi e dëmtuar pas punimeve të ujësjellësit, banorët në hall

Ushtarët e Kosovës në Gaza? – Detaje rreth pjesëmarrjes së FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizues

Ushtarët e Kosovës në Gaza? – Detaje rreth pjesëmarrjes së FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizues

Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia

Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia

Haga kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Rama: “Varrosje për së gjalli” në zemër të Evropës demokratike

Haga kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Rama: “Varrosje për së gjalli” në zemër të Evropës demokratike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën