TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani tërheq kërkesën nga Kushtetuesja për seancën konstituive, për shkak të përfshirjes së gjyqtarit Llaban

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Osmani tërheq kërkesën nga Kushtetuesja për seancën konstituive, për shkak të përfshirjes së gjyqtarit Llaban

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën K0215/25 për interpretim kushtetues, të cilën e kishte paraqitur në Gjykatën Kushtetuese më 22 korrik 2025. Vendimi për tërheqjen e kërkesës vjen pas caktimit të gjyqtarit Radomir Laban si gjyqtar raportues i këtij rasti.

Sipas Osmanit, gjyqtari Laban është përfshirë në veprimtari të rrezikshme kundër Republikës së Kosovës në vitet 2018, 2021 dhe 2024. Ajo ka theksuar se informatat për veprimtarinë e tij janë ndarë më herët edhe me vetë Gjykatën Kushtetuese.

“Sipas këtyre informatave, të cilat në vitin 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik kombëtar për sigurinë publike të Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës,” ka deklaruar Presidentja.

Ajo ka shpjeguar se rasti i dërguar nga ajo në Kushtetuese ka të bëjë drejtpërdrejt me mbrojtjen e rendit kushtetues, dhe si i tillë kërkon paanshmëri dhe integritet të lartë institucional.

Duke u ndalur te rëndësia e rolit të gjyqtarit raportues në procesin kushtetues, Osmani theksoi:


“Sipas rregullit 36 të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari raportues ka rol kyç në vlerësimin e pranueshmërisë, meritave të kërkesës dhe kërkesës për masë të përkohshme. Gjyqtari raportues e trason rrugën e një rasti, rrugë kjo që ndiqet pastaj nga Gjykata në thuaja të gjitha rastet.”

Presidentja shtoi gjithashtu se, ndonëse ndarja e rasteve mes gjyqtarëve duhet të jetë e balancuar, kryetari i Gjykatës Kushtetuese gëzon diskrecion të plotë për caktimin e gjyqtarëve në raste të caktuara, gjë që sipas saj e bën edhe më të ndjeshëm këtë rast.

“Saktësisht para një viti kemi ngritur edhe publikisht çështjen e informatave të pranuara zyrtarisht nga institucionet tona të sigurisë sa i përket rrezikut që Laban paraqet për sigurinë kombëtare. Të njëjtat janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese.”

Presidentja përkujtoi se edhe Ministria e Drejtësisë kishte refuzuar ta emëronte Labanin në pozitën e noterit, bazuar në të njëjtat raporte të institucioneve të sigurisë.

“Bazuar në këto raporte kredibile, të cilat e cilësojnë veprimtarinë e Laban si veprimtari në kundërshtim me rendin e vendit tonë, konsideroj se Laban si gjyqtar raportues në këtë proces është jo vetëm shqetësues por edhe i rrezikshëm. Kjo meqë mund të merren vendime të cilat mund të shkaktojnë pasoja të rënda dhe potencialisht të pakthyeshme, jo vetëm për institucionet aktuale, por edhe për ato në të ardhmen.”

Në përfundim, Osmani theksoi se caktimi i një gjyqtari me të tilla akuza në një rast kaq të ndjeshëm, cenon besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese dhe krijon një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Tags: Gjykata KushtetuesTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Biografitë kriminale në vijën mbrojtëse të pushtetit në Serbi

Biografitë kriminale në vijën mbrojtëse të pushtetit në Serbi

Anulohet seanca për spiunazh, i akuzuari Shabani në ekzaminim psikiatrik

Anulohet seanca për spiunazh, i akuzuari Shabani në ekzaminim psikiatrik

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

Osmani sot mbledh liderët politikë për caktimin e datës së zgjedhjeve

Biografitë kriminale në vijën mbrojtëse të pushtetit në Serbi

Biografitë kriminale në vijën mbrojtëse të pushtetit në Serbi

Anulohet seanca për spiunazh, i akuzuari Shabani në ekzaminim psikiatrik

Anulohet seanca për spiunazh, i akuzuari Shabani në ekzaminim psikiatrik

Benefitet e lëngut të shegës

Benefitet e lëngut të shegës

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh

Kosova mëson sot kundërshtarin e fazës së playoff-it për Botërorin 2026

Kosova mëson sot kundërshtarin e fazës së playoff-it për Botërorin 2026

53 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

53 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

40 vjet nga Windowsi i parë

40 vjet nga Windowsi i parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën