TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova heq tarifën ndaj produkteve amerikane, mirëpritet vendimi

Qeveria në detyrë ia ka hequr tarifën doganore prej 10 për-qind mallrave amerikane. Largimin e tarifës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krerët e shtetit e kanë vlerësuar si dëshmi të miqësisë.

by Venhar Isufi
1 vit ago
0 0
A A

Çdo maunë që vjen me mallra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, tani e tutje nuk do të ketë asnjë tarifa doganore.

Kjo pasi që në mbledhjen e qeverisë në detyrë, kryeministri në detyrë Albin Kurti mori vendim të largohet 10%-shi i taksës për produktet amerikane.

Kurti tha ky vendim tregon marrëdhëniet shumë të mira që Kosova ka me SHBA-të.

“Tjetër vendim shumë të rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu tani e tutje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-të do të kenë tarifë zero për qind kur të hyjnë në vendin tonë. Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm që kjo të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar si dhe shtimin e investimeve. Ky është një hap i radhës që dëshmon për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve tona dhe njëkohësisht tregon përkushtimin dhe vendosmërinë tonë për të pasur një marrëveshje për tregti të lirë me ShBA-të”, u shpreh Kurti.

E për këtë vendim, ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ka thënë se ndihet krenare që Kosova është vendi i parë që ka propozuar heqjen  e barrierave ndaj aleatit tonë strategjik.

Edhe kryediplomatja në detyrë, Donika Gërvalla ka thënë që Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një transformim substancial.

Vendimin e ka përshëndetur edhe Oda Ekonomike e Kosovës.

Por Kryetari, Lulzim Rafuna tha për Tëvë1 se një vendim i tillë ka qenë dashur të merret qysh më herët.

“Është i mirëseardhur edhe pse pak i vonë se ne kemi kërkuar qysh në fillim të vitit mirëpo më mirë vonë se hiç, është i mirëseardhur një vendim i cili do të ndihmoj në shkëmbimin tregtar mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës,  do t’i motivoj investimet amerikane në Kosovë. Për më shumë kjo tregon edhe një partner të besueshëm një partner tonin që kemi me SHBA-të. Si Odë Ekonomike kërkojmë që të mos ndalen vetëm me këtë vendim”, tha Rafuna

Edhe Oda Amerikane në Kosovë e ka mirëpritur këtë vendim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanal, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti përfundon në kanal, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

“Trepça” nis rivitalizimin e Horizontit VI, në minierën e Artanës

“Trepça” nis rivitalizimin e Horizontit VI, në minierën e Artanës

Fundjavë me mijëra vizitorë nga Kosova drejt Shqipërisë

Fundjavë me mijëra vizitorë nga Kosova drejt Shqipërisë

Arrestohet e Vezir Hazirajt – Policia raporton se u dorëzua pasi që e pa se nuk kishte mundësi largimi

Mbyllet turneu evropian në tenis “Peja Open 2026”

Mbyllet turneu evropian në tenis “Peja Open 2026”

Presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër zjarret në Ballkan dhe Evropë, jemi në gatishmëri të lartë

Presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër zjarret në Ballkan dhe Evropë, jemi në gatishmëri të lartë

MPJD-ja kërkon nga ndërkombëtarët siguri për kosovarin e arrestuar në Serbi

MPJD-ja kërkon nga ndërkombëtarët siguri për kosovarin e arrestuar në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën