TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prishtina gati ta eliminojë Larnen në kryeqytet

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Prishtina gati ta eliminojë Larnen në kryeqytet

Fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina është e vendosur për të vazhduar rrugëtimin në kualifikimet e kupave evropiane.

E për ta bërë një gjë të tillë, Prishtinës i duhet ta eliminojë Larnen e Irlandës së Veriut në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Sot, prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Prishtina luan ndeshjen e kthimit ndaj Larnes pas barazimit pa gola javën e shkuar në Irlandë të Veriut.

Për të avancuar në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, Prishtinës patjetër i duhet fitorja ndaj Larnes dhe për të arritur këtë e pret edhe përkrahjen e madhe të tifozëve.

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi në konferencën për shtyp, ka insistuar se ekipi i tij e ka parasysh rëndësinë e këtij dueli, të cilin patjetër duhet ta fitojnë.

Në fakt, Thaqi ka theksuar se e rëndësishme për Prishtinën që çështjen e fituesit të mbyllë brenda 90-të minutave, dhe jo të shkojë në vazhdime apo edhe në penallti.

Për dallim prej Prishtinës, te Larne kanë deklaruar se janë të gatshëm edhe për penallti vetëm për të avancuar tutje në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Prishtina garat evropiane këtë sezon i ka nisur prej raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës, ku u eliminua nga Sheriff Tiraspoli, ndërsa nëse e eliminon Larnen, atëherë në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës do të përballet me fituesin e duelit Santa Clara – Varazhdin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Derbi Gjilani – Prishtina, të premten mbrëma

Seferi po udhëheq Kayserisporin drejt Superligës

Seferi po udhëheq Kayserisporin drejt Superligës

Antonio Conte do të largohet nga Napoli

Conte, kandidati kryesor për Manchester Unitedin

Shpendi, golashënuesi më i mirë në Serie B

Ekipe nga Serie A e Championshipi Shpendit

Franca mbështet Specialen dhe rikonfirmon përkrahjen për pavarësinë e Kosovës

Franca mbështet Specialen dhe rikonfirmon përkrahjen për pavarësinë e Kosovës

Protesta para Qeverisë, disa deputetë i bashkohen thirrjes për seancë të jashtëzakonshme

Protesta para Qeverisë, disa deputetë i bashkohen thirrjes për seancë të jashtëzakonshme

16 shtatori në Burojë, mes emocioneve e shpresës si u prit vendimi për dënimin e Hashim Thaçit?

16 shtatori në Burojë, mes emocioneve e shpresës si u prit vendimi për dënimin e Hashim Thaçit?

Protesta për vendimin në Hagë, gjuajte me gurë, thyhen dritaret e objektit të EULEX-it

Protesta për vendimin në Hagë, gjuajte me gurë, thyhen dritaret e objektit të EULEX-it

Optimizëm në shesh, fund me lot – aktgjykimi trondit qytetarët

Optimizëm në shesh, fund me lot – aktgjykimi trondit qytetarët

Lot e revoltë në Skenderaj pas vendimit për krerët e UÇK-së

Lot e revoltë në Skenderaj pas vendimit për krerët e UÇK-së

Çitaku: Zgjedhjet e reja të pashmangshme, mund të mbahen në fund të vitit

Çitaku: Nuk e pranojmë këtë vendim, do ta kundërshtojmë deri në fund

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën