TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gaza nën flakë, institucionet e Kosovës në heshtje – analistët kërkojnë reagim njerëzor

Në të kaluarën Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti mbështeste angazhimin për liri të popullit palestinez. Tani kur në Gaza po kryhen krime të rënda kundër njerëzimit që i kanë verifikuar organizata të ndryshme ndërkombëtare, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur të qëndroj i heshtur.

by Shpat Blakcori
4 muaj ago
0 0
A A

Dikur, sa ishte në opozitë  Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin ishin të zëshëm në mbështetje të përpjekjeve për liri të popullit palestinez.

Por tani, kur në Gaza po kryhen krime kundër njerëzimit – sipas organizatave më të besueshme ndërkombëtare – kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, vlerëson se kryeministri në detyrë, Albin Kurti si dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të duhej të ishin shumë më të zëshëm dhe të shprehnin solidaritet me viktimat në Gaza.

“Situata në Gaza i ka kaluar të gjitha kufijtë e njerëzores – numri i viktimave ka tejkaluar 60.000. Së fundmi, janë raportuar edhe raste të fëmijëve që po vdesin nga uria. Kjo është, me të vërtetë, një situatë e pakuptueshme për kohën në të cilën jetojmë. Të gjithë duhet të ngremë zërin për ta kundërshtuar këtë gjendje. Në aspektin njerëzor, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe presidentja Vjosa Osmani, do të duhej të ishin më të zëshëm dhe të shprehnin solidaritet me viktimat në Gaza”, ka thënë Muhaxhiri.

Në anën tjetër, politologu Shkodran Ramadani thotë se Kosova ndodhet në një pozitë delikate për shkak të marrëdhënieve të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, ai vlerëson se ekzistojnë forma të ndryshme përmes të cilave Kosova mund të reagojë ndaj vrasjeve të civilëve në Gaza.

“Nuk do të thosha se Kosova duhet të dalë hapur kundër Izraelit dhe pro Palestinës, por ka mundur të ndjekë një qasje më njerëzore – gjithnjë duke respektuar kufijtë dhe raportet që i dikton marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ka pasur mundësi të bëjë thirrje më të shpeshta për armëpushim dhe të kërkojë ndalimin e kësaj fushate shfarosëse ndaj popullit palestinez”, është shprehur Ramadani.

Në lidhje me konfliktin në mes të Izraelit dhe Palestinës ka reaguar e para e shtetit Vjosa Osmani e cila ka kërkuar të ndalet katastrofa humanitare në Gaza.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli ka vrarë në Rripin e Gazës të paktën mbi 60.000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në mungesa të mëdha ushqimore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deri tani, Bedri Hamza është kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së

Deri tani, Bedri Hamza është kandidat i vetëm për kryetar të PDK-së

Clark sqaron deklaratën “sjelljen e keqe të tjerëve nuk është e drejtë t’ia atribuoni Thaçit”

Clark sqaron deklaratën “sjelljen e keqe të tjerëve nuk është e drejtë t’ia atribuoni Thaçit”

Hoti: Deklarata e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave,  autogol diplomatik

Hoti: Deklarata e Osmanit për “shkatërrim të 900 bandave, autogol diplomatik

Rendi i ditës së konventës së PDK-së

Dhjetëra pelegrinë indianë vdesin në një aksident në Arabinë Saudite

Krasniqi: Clark mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë

Krasniqi: Clark mbetet me këmbëngulje në anën e drejtë të historisë

Viber vjen me një funksion të ri

Viber vjen me një funksion të ri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën