TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xhaka i gatshëm për sfidën më të madhe në karrierë

by tëvë1
9 muaj ago
1
A A
Xhaka i gatshëm për sfidën më të madhe në karrierë

Granit Xhaka është rikthyer në Premier League, por te Sunderlandi, ekip me të cilin firmosi kontratë trevjeçare.

Xhaka është i gatshëm ta udhëheq Sunderlandin në Premier League në sezonin 2025/26, pasi ka ambiciet dhe motivimin e duhur për ta bërë një gjë të tillë.

Po ashtu, Xhaka gjatë karrierës ka mësuar se si të përballet me presionin dhe e di shumë mirë se çka duhet për të fituar trofe.

“Kam një ndjenjë të mirë, po e shoh se ku mund ta bëjmë një ndryshim të madh dhe dua të jem pjesë e kësaj. Të shkruajmë historinë tonë”, ka thënë Xhaka në intervistën e tij të parë si lojtar i Sunderlandit.

32-vjeçari ka shtuar se e njeh mentalitetin anglez pasi për shtatë sezone ka qenë pjesë e Arsenalit, ekip me të cilin ka fituar trofe.

“E njoh ligën dhe ajo që Sunderlandi pret nga unë është përvoja e madhe nga kampionate të ndryshme evropiane. Ende nuk kam mbaruar, jam i uritur për të arritur shumë gjëra. Gjithashtu, kam një mentalitet të fortë për të punuar çdo ditë për të arritur synimet që i kemi në klub”, është shprehur Xhaka.

Për Xhakën, kalimi te Sunderlandi përbën sfidën e tij më të madhe në karrierë, por ka premtuar se me fanellën e Sunderlandit do të japë gjithçka nga vetja.

“Kjo mund të jetë sfida më e madhe e karrierës sime deri më tani, por e pranova dhe këtë dua ta tregojë jo vetëm ditë pas dite por edhe në fushë. Jam i sigurt se ky ekip do të jap gjithçka nga vetja në fushë dhe pavarësisht se çka ndodhë, na duhet mbështetja e tifozëve. Ne do të japim gjithçka dhe shpresojmë të arrijmë synimet tona”, ka shtuar Xhaka.

Ai me Sunderlandin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028 dhe te kjo skuadër do ta ketë numrin 34 në fanellë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FBK reagon pas sjelljeve në Mitrovicë e Pejë

FBK reagon pas sjelljeve në Mitrovicë e Pejë

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Kontrata e re e Rrahmanit, 3.8 milionë euro në vit

Boks, Prenga sfidon Joshuan

Boks, Prenga sfidon Joshuan

Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës”

Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës”

Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet gjetur zgjidhje për presidentin

Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet gjetur zgjidhje për presidentin

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i mitur për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Gashi i LDK-së: S’ka hapësirë për vendime individuale

Gashi: Votimi me 64 deputetë shkelje e rëndë kushtetuese, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Hamza: Seanca për presidentin ishte puç kushtetues, rrezikohet stabiliteti i vendit

Hamza: Seanca për presidentin ishte puç kushtetues, rrezikohet stabiliteti i vendit

Abdixhiku: Vetëvendosje sonte inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe demokratik të Kosovës

Abdixhiku: Vetëvendosje sonte inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe demokratik të Kosovës

Nagavci: Kemi pasur kuorum për seancën e jashtëzakonshme, ftoj deputetët të marrin pjesë nesër

Nagavci: Kemi pasur kuorum për seancën e jashtëzakonshme, ftoj deputetët të marrin pjesë nesër

“Ti bëhet presion Serbisë” – Thirrja për ndërkombëtarët në 27 vjetorin e masakrës së Mejës

“Ti bëhet presion Serbisë” – Thirrja për ndërkombëtarët në 27 vjetorin e masakrës së Mejës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën